TIRANE- Kostandin Xhuvani ka dashur që vrasjen e katër fishtë ta justifikojë me argumentin e vetëmbrojtjes, ashtu siç ia hodhi drejtësisë me rastin e vrasjes së Alfred Musabelliut. Dinamika e krimit e ndërtuar nga prokuroria ka zbuluar se dy pistoletat kanë qënë të Xhuvanit dhe shokut të tij Demiraj dhe jo e ish-ushtarakut Edison Jahos. Sipas akuzës, i vetmi që ka qëlluar ka qënë 26-vjeçari Xhuvani, i cili mbante një pistoletë me numër të fshirë totalisht. Ndërkohë që pistoleta tjetër i përkiste Demiraj. Arma e këtij të fundit nuk ka kryer qitje, ndërkohë që ajo është hedhur nga vetë Xhuvani afër trupit të Jahos, me qëllim për të krijuar përshtypjen e një vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes së nevojshme, ashtu siç ndodhi dhe me viktimën e parë Alfred Musabelliu.
/Shqiptarja.com

VIDEO
Fraza që shkaktoi masakrën: "Kërkon macja të pijë uthull"





