Nisi grabitja me takt e kishave. Pranë kishës së Jezuitëve dhe asaj të motrave Stigmatine në Shkodër, ishin kuvendet përkatëse, por ishin marrë nga shteti në vjetin 1946, për t'u përdorë si konvikte për rininë. Tash duen të marrin edhe kishat. Në gjysmën e mojit nanduer të vjetit 1965 Mons. Çoba thirret heret në mengjes, ora 8 të paraditës, në këshillin e Organizatës së Frontit të rrethit Shkodër, kryetar i së cilës ishte Xhemal Dini. Ishin prezentë të gjithë pjesëtarët e Këshillit, disa vetë. Iu njoftue Imzotit se do të dorëzoheshin dy kishët e Shkodrës, ajo e Jezuitëve dhe ajo e murgeshave, mbasi ato janë pranë konvikteve tona e rinia nuk kishte të bante afer kishave.