Linjat e ndryshme të transportit ndërkombëtar duket se përdoren gjerësisht nga trafikantët për të lëvizur paratë e tyre, kryesisht, për të futur në Shqipëri, fitimet e realizuara jashtë vendit. Për prokurorët italianë që kanë hetuar rastin e organizatave shqiptare që vepronin në jug të Italisë, bashkëpunëtori i Drejtësisë Nuredin Dumani, ka treguar së behej fjalë për një praktikë mjaft të përhapur.
Sipas Dumani, shoferët e autobusëve, që marrin përsipër transportin e një shume të caktuar, përfitojnë një përqindje mbi shumën, e cila është më e lart për paratë që vijnë nga jashtë drejt Shqëipërisë dhe me e ulët kur paratë duhet të dalin nga Shqipëria
Sipas Dumanit, përmes kësaj mënyre grupet kriminale kanë kaluar shumë që shkonin deri në 500 mijë euro, për një rrugë. Zbërthimi i bisedave që drejtuesë dhe pjestarë të organizatave kriminale kryenin përmes telefonave të enkriptuar, ishin një ndihmesë dhe në hetimet e grupit të goditur së fundmi në bashkëpunim me palën italiane. Sipas të penduarit Dumani, telefonat e koduar gjendeshin lehtësisht në kryeqytet
Sipas tij çmimet shkonin deri në 2 mijë euro
Fillimisht më i përhapur kishte qenë Sky, më pas, sipas Dumanit hynë dhe platformat e tjera si Matrix i cili , ishte një aplikacion si Sky por kishte një G prapa telefonit. Të gjithë ata ishin telefona të zinj, që po ashtu bliheshin në Tiranë, ka rrëfyer Dumani.
Komente











