Ju ka ndodhur ndonjëherë që në një periudhë të caktuar kohore të mos dini çfarë të bëni me flokët tuaj, pasi nuk ju binden? Keni përdorur produkte të shumta por nuk arrini rezultatet që doni?! Tashmë është mjaft e thjeshtë të kemi flokë të mëndafshtë me vetëm 4 hapa.
Së pari, mos i krihni kurrë flokët të lagur. Kështu do të ndaloni këputjen dhe rënien e tyre. Gjithashtu kini parasysh t’i krihni flokët duke filluar nga majat dhe asnjëherë nga rrënja.
Së dyti mos përdorni peshqir. Këta të fundit janë shumë të rëndë dhe i shkaktojnë dëmtime flokëve. Në vend të një peshqiri kur të dilni nga dushi përdorni një bluzë të vjetër pambuku për të mbështjellë kokën.
Gjithashtu e rëndësishme është të kërkoni përdorimin e produkteve që përmbajnë keratinë pasi kjo e fundit i ushqen dhe i jep flokëve ndjesinë e mëndafshtë.
Së fundmi duhet të ushqeheni mirë. Problemet me lëkurën dhe flokët pasqyrojnë dietën tuaj. Mundohuni të merrni të gjithë vitaminat e nevojshme për të qenë të shëndetshëm dhe të bukur.