Të gjitha femrat janë të fiksuara pas buzëve, madje disa prej tyre janë super të çmendura sqë u drejtohen edhe qendrave estetike për të pasur buzë sa më të plota. Mirëpo ne kemi disa këshilla për ju dhe ju sigurojmë që s’do të keni asnjëherë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.
1.Bëjuni scrub buzëve
Jo vetëm trupi dhe fytyra por edhe buzët kanë nevojë për scrub. Bëni një përzierje me sheqer dhe vaj ulliridhe fërkoni buzët me të çdo mëngjes përpara se të vendosni tualetin. Mund gjithashtu të bëni scrub të lehtë me furçën tuaj të dhëmbëve mbasi t’i lani dhëmbët. Kjo gjë do të ndihmojë edhe në qarkullimin e gjakut në buzët tuaja duke sjellë fryrjen e shumë kërkuar.
2- Vijëzoni buzët
Gjeni një laps me ngjyrë neutrale, sa më të afërt me ngjyrën tuaj. Duke i vijëzuar buzët vetëm pak fare jashtë vijës së tyre natyrale do të japi iluzionin se janë më të mëdha.
3- Shkëlqyes dhe kanellë
Mbasi të vendosni laps dhe buzëkuq, vendosni shkëlqyes në mes të buzëve tuaja. Mos përdorni ngjyra të errëta pasi ato i bëjnë buzët të duket më të vogla. Ju sugjerojmë të përdorni kanellë në shkëlqyesin tuaj për të vënë gjakun në qarkullim dhe për të fryrë buzët.
4- Stërvitini buzët
Ju sugjerojmë të fërshëlleni 3-4 minuta në ditë, pasi në këtë mënyrë vini në punë të gjithë gojën dhe muskujt rreth saj.