Si të shpëtosh njëherë e mirë nga pushi i fytyrës

 Si të shpëtosh njëherë e mirë nga pushi i fytyrës

Foto ilustruese

Nëse jeni një femër që përkujdeseni shumë për veten tuaj, me siguri që fytyra ka përparësi. Dhe normalisht çdo femër do të dëshironte të kishte një fytyrë të pastër pa push. Sot do t’ju sjellim një recetë krejtësisht natyrale, që këshillohet edhe nga dermatologët që largon përfundmisht qimet nga fytyra juaj.

Përbërësit:

1 lugë gjelle krem qumështi

1 lugë gjelle shafrani i Indisë (njihet edhe si kurkumë në gjuhën popullore. Një pluhur me ngjyrë të verdhë)

1 lugë gjelle miell bizelesh

1 filxhan kafeje qumësht të freskët (këshillohet qumësht lope)

Një tas për përzierje

Përgatitja

Përzieji në një tas të pastër të gjithë përbërësit e mësipërm derisa të krijohet një masë homogjene, gati si pastë. Para se të fillosh aplikimin në fytyrë, pastroje fillimisht fytyrën me ujë të rrjedhshëm dhe fshije. Fillo aplikimin e maskës në zona ku ke më shumë push (jo në zonat e tjera) dhe lëre të veprojë për 25-30 minuta. Për të pasur rezultatin e dëshiruar, përdor mollëzat e gishtave në drejtim të kundërt të qimeve në mënyrë që të shkëputen lehtësisht prej lëkurës. Shpëlaje me ujë të rrjedhshëm derisa në fytyrë të mos mbetet asnjë shenjë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë