Si u lirua Dan Hutra, Report Tv siguron vendimet! U dënua vetëm 1 vit burg, argumentet e gjyqtarit: S’ka shkollë, ka fëmijën dhe nënën për të mbajtur

Si u lirua Dan Hutra, Report Tv siguron vendimet! U dënua vetëm 1 vit burg, argumentet e gjyqtarit: S’ka shkollë, ka fëmijën dhe nënën për të mbajtur

Dan Hutra

Si u lirua Dan Hutra, autori i masakrës së djeshme ku mbetën 3 gra të vrara, është një pyetje që ka ngritur opinioni publik këto 2 ditë? Si mund të lirohet një njeri i cili ka një histori të tillë kriminale vetëm pak muaj pasi është dënuar për dhunë në familje.

Gazetarja e Report Tv Keti Banushi ka siguruar 2 vendimet, të parin që e dënoi vetëm me një vit burg Dan Hutrën dhe tjetrin atë që e liroi përfundimisht dhe e nxorri në rrugë një personazh kaq të rrezikshëm. Kujtojmë se në 16 qershor 2022 Dan Hutra ishte arrestuar për dhunë në familje, pasi ishte akuzuar nga bashkëjetuesja e tij Elena Hysa, e cila ishte vetëm disa muajshe shtatzënë.

Në vendimin e gjykatës, që mban datën 8 shkurt 2023, Dan Hutra është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg dhe do të vuante vetëm 1 vit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ky dënim kaq i vogël në argumentimin e gjyqtarit Gerd Hoxha thuhet se  është marrë për disa shkaqe.

Sipas vendimit vepra është kryer me dashje nga i pandehuri, i shtyrë nga motive të dobëta (xhelozi), i pandehuri ka ndërmarrë veprime aktive, duke e kërcënuar (jo kanosur) me fjalë por, pa e goditur viktimën e pa i shkaktuar asaj dëmtime fizike; faktin se, i pandehuri e ka pranuar akuzën dhe ka shfaqur pendesë; faktin se Huta dhe viktima presin një fëmijë, ndaj të cilit i pandehuri ka detyrime themelore për rritje dhe edukim; Autori ka një mama të moshës 74 vjec, e cila vuan nga disa sëmundje dhe gjithashtu, kërkon kujdes shëndetësor të vazhdueshëm që mund të sigurohet nga i pandehuri.

Një tjetër arsye sipas vendimit të gjykatësit është fakti se Dan Hutra kishte vetëm 8 klasë shkollë, çka passjell sipas vendimit të gjyqtarit Hoxha që ai të ketë një kuptim jo të qartë të normave shoqërore dhe juridike që rregullojnë marrëdhëniet shoqërore në tërësi dhe ato në familje në veçanti.

Ndërkohë që në vendim thuhet gjithashtu se ka një tjetër fakt se “viktima nuk u paraqit në gjykim dhe ka deklaruar disa here para noterit se e ka falur dhe e ka tërhequr ankimin. Këtë qëndrim ka mbajtur edhe babai i viktimës”, por nënvizohet se kjo rrethanë edhe pse ka sjellë normalizim të marrëdhënieve, nuk merret në konsideratë në vendim si rrethanë lehtësuese për dhunuesin.

“Në këto kushte Gjykata, në vështrim të neneve 47-50 të K.Penal çmon se, rrethanat e mësipërme, në të cilat është kryer vepra penale, justifikojnë izolimin e të pandehurit nga shoqëria në masën e kërkuar nga prokurori. Për pasojë, Gjykata çmon se i pandehuri duhet të dënohet me burgim dhe nuk mund të përfitojë një dënim më të butë apo një dënim alternativ. Për rrjedhojë Gjykata çmon se, i pandehuri Dan Hutra duhet të dënohet me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim për kryerjen e veprës penale të "Dhuna në familje", parashikuar nga neni 130/a/1 i K.Penal në dëm të shtetases Elena Hysa. Duke qenë se ndaj të pandehurit u procedua me gjykim të shkurtuar, në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri Dan Hutra dënohet me 1 (një) vit burgim. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestimit në flagrancë të të pandehurit më dt.16.06.2022. Dënimi do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme”, thuhet në vendimin e datës 8 shkurt.

Ndërkohë që në një vendim tjetër, atë të datës 16 shkurt merret vendimi për shuarjen e masës së sigurisë dhe lirimin e Dan Hutrës. Kjo për shkak se më 16 shkurt mbushej plot 8 muaj nga arrestimi dhe duke qenë se paraburgimi llogaritej 1.5 në raport me kohë burgimi, atëherë 8 muaj burg mbusheshin fiks 12 muaj vuajtje dënimi, pra 1 vit. Edhe këtë vendim e ka marrë gjyqtari Gerd Hoxha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:10
Masakra me tri gra të vrara nga Dan Hutra, Prokuroria: Ish gruaja e tij deklaroi se nuk donin të kishin probleme me familjen! S’pranoi t’i përgjigjej policisë gjyqësore

1677738805_WhatsAppImage20230301at8.47.29PM1280x720.jpg

Prokuroria e Tiranës ka reaguar lidhur me vendimin për e fundit të Gjykatës së Shkallës së Parë për vrasësin, Dan Hutra. Prokuroria thotë se ish gruaja e tij, Elena Hysa është këshilluar nga familjarët që të tërhiqej nga këllëzimi i dhunës së familje për 35-vjeçarin. Duke qenë se Hysa nuk ka pranuar as të flasë me policinë gjyqësore Prokuroria thotë se Prokurori i çështjes, Robert Kote, kërkoi dënimin e tij me 1(një) vit e 6 (gjashtë) muaj burg.  

Për këtë ngjarje, është plotësuar kërkesë për urdhrin e mbrojtjes së Elena Hysës.        

“Duke marrë shkas nga interesi i medias dhe publikut në lidhje me ngjarjet e datës 01.03.2023 dhe shtetasin D.H., Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, informon se: Në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, është regjistruar procedimi penal nr.4719 në ngarkim të personit në hetim D.H., për veprën penale ‘Dhunë në familje’ parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Nga aktet e procedimit, rezulton se:

Më datë 16.06.2022, shtetasja A.H., ka njoftuar shërbimet e policisë se ndihet e rrezikuar nga shtetasi D.H., i cili ndodhej në banesën e saj. Për ngjarjen është pyetur edhe shtetasja K.H., e cila deklaroi se e bija është keqtrajtuar. Ajo ka deklaruar se ka biseduar me bashkëshortin dhe nuk duan që të kenë probleme me familjen dhe njerëzit e shtetasit D.H., dhe se kërkojnë që vajza të heqë denoncimin dhe të mos merret shteti me këtë punë. E pyetur nga ana e Policisë Gjyqësore nëse është kanosur nga shtetasi D.H., në banesën e saj, ajo nuk ka pranuar t’i përgjigjet kësaj pyetjeje.

Për këtë ngjarje, është plotësuar kërkesë për urdhrin e mbrojtjes së shtetases E.A. Duke pasur parasysh se ky shtetas shfaq rrezikshmëri të lartë shoqërore si dhe nga verifikimet rezulton se shtetasi D.H., ka qenë person i dënuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal i dënuar me 25 vite burgim (kryer 13) pasi në vitin 2007 ka vrarë bashkëshorten e tij, shtetasen D.H., dhe bazuar në nenin 251/2 të Kodit të Procedurës Penale, u vendos arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi. Prokurori i çështjes, Robert Kote, kërkoi dërgimin në gjyq të procedimit penal nr. 4719 të vitit 2022 me të pandehur shtetasin D.H., i akuzuar për veprën penale ‘Dhunë në Familje’ parashikuar nga neni 130/a, paragrafi i parë i Kodit Penal dhe kërkoi dënimin e tij me 1(një) vit e 6 (gjashtë) muaj burg. Meqenëse gjykimi u zhvillua i shkurtuar, ndaj kësaj mase dënimi u kërkua të aplikohet neni 406 i Kodit të Procedurës Penale duke i ulur 1/3 e dënimit.”- thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Ora 16:11
Dënimi me 8 muaj burg për 'Dhunë në familje' i Dan Hutrës, reagon Gjykata e Tiranës: Gjyqtari ka zbatuar ligjin

Gjykata e Tiranës ka reaguar në lidhje me lirimin e vrasësit serial Dan Hutra, i cili qendroi vetëm 8 muaj në burg për "Dhunë në familje", pasi dhunoi bashkëjetuesen e tij, Elena Hysa.

Gjykata ka marrë në mbrojtje gjyqtarin Gerd Hoxha, ku sipas saj ka zbatuar ligjin.

“Gjyqtari Gerd Hoxha ka zbatuar ligjin! Dënimi është ai qe ka kërkuar prokurori. Aplikimi i gjykimit të shkurtuar nuk u kundërshtua as nga prokurori dhe as nga palët. Lirimi ka ardhur vetëm pasi kishte kryer gjithë dënimin e kërkuar nga prokuroria.

Kujtojmë se në vendimin e gjykatës, që mban datën 8 shkurt 2023, Dan Hutra është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg dhe do të vuante vetëm 1 vit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ky dënim i ulët në argumentimin e gjyqtarit Gerd Hoxha thuhet se është marrë për disa arsye. Së pari, vepra është kryer me dashje nga i pandehuri, i shtyrë nga xhelozia, i pandehuri ka ndërmarrë veprime aktive, duke e kërcënuar (jo kanosur) me fjalë por, pa e goditur viktimën e pa i shkaktuar asaj dëmtime fizike; faktin se, i pandehuri e ka pranuar akuzën dhe ka shfaqur pendesë; faktin se Huta dhe viktima prisnin një fëmijë, ndaj të cilit i pandehuri ka detyrime themelore për rritje dhe edukim. Gjithashtu sipas gjyqtarit, autori ka një nënë te moshës 74 vjeç, e cila vuan nga disa sëmundje dhe gjithashtu, kërkon kujdes shëndetësor të vazhdueshëm që mund të sigurohet nga i pandehuri.

Ndërkohë që në vendimin tjetër te firmosur nga gjyqtari Hoxha, me 16 shkurt, firmoset  shuarja e masës së sigurisë dhe lirimi i Dan Hutrës. Kjo për shkak se më 16 shkurt bëheshin 8 muaj nga arrestimi dhe duke qenë se paraburgimi llogaritet 1.5 dite, atëherë 8 muaj paraburgim ishin ekuivalente me 12 muaj vuajtje dënimi. Por para se te bëhej publik vendimi i shuarjes së masës së sigurisë për Dan Hutrën, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm publikoi me detaje se si ka rrëzuar kërkesën e avokatit të Hutrës për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në detyrim për paraqitje”, thuhet në vendim.

K.T./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 03/03/2023 01:33

    Rasti i D.Hutras eshte plot me probleme-1-Denohet per rrembim,pengmarrje e perdhunim me vetem 2 vjet! 2-Denohet vetem 17 vjet per vrasje!3-Gjykatesi bie ne kontradikte me vete argumentat e tij,kur jep arsyet e lirimit.I akuzuari,nga njera ane cilesohet si person me nivel arsimor 8-vjecar,nuk ka nje kuptim te qarte te normave shoqerore,juridike qe rregullojne marredheniet shoqerore ne teresi dhe ato familjare ne vecanti;dhe nga ana tjeter po ky person me tere keto cilesime,duhet te lirohet sepse duhet te kujdeset per nenen e semure dhe se paska detyrim rritjen dhe edukimin e femijes! 4-Gjykata qe kerkoi lirimin,nuk e shoqeroi me kushte si moslejimi i mbajtjes se armeve, kusht tjeter duhet te ishte punesimi i rregullt,etj!5-Gjykimi i shkurtuar eshte kthyer nje gangrene per te gjithe sist.penal shqiptar me pasoja shume te renda.6-Pavaresisht se familja e frikesuar i ka bere presion viktimes te terrhiqte kallzimin,gjykata duhet te kishte vazhduar me penalizimin duke marre parasysh dhe resumene kriminale te te akuzuarit,qe me sa duket nuk eshte marre fare parasysh.7-Ligjet duhet te kene minimumi 25 vjet-burgim te perjetshem,per krime te renda si vjedhje me permasa te medha e vrasje,me/pa paramendim ,rrembim,perdhunim dhe duhen bere ne forme te tille,qe asnje gjykate te mos kete mundesi te jape me pak se kaq sic u dhane ne rastin e mesiperm,2 vjet per rrembim,perdhunim,pengmarrje dhe 17 vjet per vrasje.

    Përgjigju
  • Satêr: 02/03/2023 20:18

    Ligjet tona faforizojnê kriminelët dhe jo viktimën! Përse duhet tê egzistoj kjo 'proçedura e shpejtuar'... që fal automatikisht vite dënimi për kriminelët! Përse trupi gjykues duhet të ketë të drejta që e korruptojnë procesin si psh.autori i krimit ka sjellje të mirë...ka fëmij e familje...është sëmurë etj,etj sajesa që ndimojnë krimin siç edhe ka ndodhur edhe me vasësin serial d.hutraj!.

    Përgjigju
  • Nasho: 02/03/2023 18:39

    Po nuk u shkarkua ky gerd hoxha eshte turp per drejtesine

    Përgjigju
  • Gripi: 02/03/2023 17:57

    Gerd Hoxha fshatari qe u be gjyqtar pas kontributit qe dha i jati maskara ne PD si ish informator i sigurimit. Skandal qe vetingu e kaloi kete armik te reformes se drejtesise me sekser nje personazh te njohur ne kombinat, qe pervecse me te shkuar rrugacerore eshte perfshire dhe ne korupsion privatizimesh. Perse i dogji kaq shume gjykates se tiranes ceshtja e lirimit te Dan Hutres? Kush e vuri ne levizje kaq shume?

    Përgjigju
  • Refati: 02/03/2023 17:08

    Po bravo ky gjyqtari. Se ky eshte dhe kryetari I gjyqtareve. Prandaj nuk eshte e rastesishme qe mostrat jane rrugeve fale ktij mostres me kte vendim qe ka dhene. Turp e faqa e zeze.

    Përgjigju
  • Mario: 02/03/2023 15:34

    Ky nuk eshte argument. Gjyqetari i paguar duhet te investigohet dhe t'i hiqet e drejta te jete ne drejtesi. Duhen bere shembull, ndryshe keto lloj gjyqesie sjellin keto llok pasojash. Gjyqetari paska nje mendesi te ulet.

    Përgjigju
  • Turi: 02/03/2023 13:11

    Ai gjyqtar duhet te denohet me burg perjete per vdekjen e atyre vajzave te gjora , dhe pastaj leri ta provojne te tjeret te nxjerin kriminelat nga burgu

    Përgjigju
    • Drna: 04/03/2023 14:31

      Nje problem I rendesishem eshte vete kodi penal. Neni per gjykim te shkurtuar eshte nje nen kriminalai ,eshte krijuar qe shtetit ti ulet buxheti ,pershkak se gjyqet e gjata(me avokate notere) rrisin shpenzimetgjyqesore ,gje qe ßhtetit si leverdis ,por as gjykatesve sepse gjyqet e gjate do te kerkonin nje pergatitje te larte profesionale per perballjen me avokatin dhe te ulesh bythen ne karrige, me gozhde ,e te zoterosh mire çeshtjen gjyqesore e te vesh para pergjegjesise edhe prokurorin qe e ka prure dosjen te pa argumentuar mire.Po çflas edhe une, kjo eshte e vertete per nje shtet normal qe funksionon dhe per nje sistem gjyqesor profesional dhe te ndershem Keshtu qe dhe tani e tutje me nje gjykate apeli ne krieqitet dhe 5 gjykata fakti ose me mire themeli negjithe vendin tere shqiptaret do hane m.t.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Vendimi i parë që do marr kur të vij në pushtet, është rihapja e TikTok

Sali Berisha: Vendimi i parë që do marr kur të vij në pushtet, është rihapja e TikTok