Si u pajtuan Bajrajt me Tuzin para vrasjes dhe pse u zvarritën dosjet për 17 vite (Detaje)

Për një periudhë 16-vjeçare dy ngjarje kriminale kanë qëndruar të pluhurosura në prokurorinë dhe policinë e Shkodrës, ku megjithëse diheshin se kush ishin autorët askush nuk ka patur guximin t’i hapte dhe të merrej me këto vrasje seriozisht, ose të gjithë prokurorët dhe policët që kanë zënë me dorë dosjet e dy vrasjeve, Arben Tuzit dhe Fabiola Hyseni (Bajri), kanë shfrytëzuar ato për të marë një dorë parash nga Behar Bajri, në mënyrë që ai të jetonte i qetë dhe i pashqetësuar nga askush.

Mirëpo një armë zjarri, tip pistoletë e sekuestruar në shtëpinë e Behar Bajrit, pikërisht në datën 20 qershor 2002, ditë dhe kur është raportuar e vetëvrarë bashkëjetuesja e tij Fabiola Hyseni, ka nxjerë në dritë të gjithë enigmën, por çuditërisht askush gjatë këtyre viteve nuk ka guxuar të ekspertojë këtë armë dhe të rihapë çështjen. Një vit më parë drejtuesit e prokurorisë së Shkodrës, pasi vlerësuan në tërësi të gjithë dosjet e vjetra, kanë vendosur të kryejnë një ekspertim balistik dhe teknik të pistoletës së gjetur në banesën e Behar Bajrit në vitin 2002. Për çudi, kjo armë rezultoi të kishte kryer qitje jo vetëm në rastin e vdekjes së Fabiola Hysenit 15-vjeçe, por edhe tek ekzekutimi i Arben Tuzit në datën 7 shkurt 2001 në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër, afër stacionit të Mikrobuzëve. Arma rezulton e njëjtë dhe është përdorur në të dyja këto vrasje.

Çudia, vetëvrasje me plumb pas shpinë
Sipas hetuesve ekzekutori i bashkëjetueses së tij Fabiola Hyseni dhe Arben Tuzit në Shkodër është pikërisht Behar Bajri, pasi siç rezultoi më pas, kjo armë u gjend në shtëpinë e tij, ku nga deklarimet e disa prej dëshmitarëve është pohuar se arma i përkiste Bajrit, i cili e mbante në shtëpi. Në dosjen e cilësuar si vetëvrasje të Fabiola Hysenit, është evidentuar në vendimin e pushimit të çështjes se “arma pistoletë i përkiste bashkëjetuesit të saj Behar Bajri, i cili e mbante në shtëpi. Kur në banesë nuk ka pasur asnjë person, Fabiola Hyseni, ka marrë pistoletën dhe me të ka qëlluar veten, duke gjetur vdekjen e menjëhershme”.

Megjithëse 15-vjeçaria Fabiola u vra nga Bajri dhe askush nuk guxoi të hetonte këtë të fundit për akuzën e vrasjes, ndaj Bajrit në atë kohë nuk është ngritur qoftë dhe akuza e “Armëmbajtjes pa lejë”, por dosja është arkivuar duke u cilësuar si vetëvrasje. Sipas burimeve të prokurorisë Fabiola Hyseni është qëlluar me një plumb pas shpine, çka hedh dyshime të forta për një vrasje. Prokurorët thanë se nuk mund të ndodhë që një person për të kryer vetëvrasje të qëllojë vetveten pas shpine. Plus që një element tjetër që ka bindur prokurorët që nuk kishin të bënin me një vetëvrasje por vrasje me dashje, ishte dhe fakti se në dhomën ku ishte gjetur viktima, ishin tre gëzhoja. Sipas tyre një plumb ka prekur viktimën në pjesën e pasme, një plumb ka prekur në tavan, dhe tjetri në murin e dhomës. Kjo tregon se vajza 15-vjeçe nuk ka mundur të qëllojë tre plumba njëherësh, para por edhe pas qitjes përfundimtar, të vetëvrasjes. Një element i ri është dhe fakti se pistoleta nuk është gjetur pranë trupit të viktimës apo në dorën e viktimës, por gati dy metra nga trupi i pa jetë. Lidhur me këtë ngjarje tashmë prokuroria e Krimeve të Rënda e ka një autor, dhe se pritet që Behar Bajri të ekstradohet nga Hollanda dhe të gjykohet për këtë vrasje tek Krimet e Rënda.

Me të njëjtën pistoletë Bajri vrau Arben Tuzin
Behar Bajri, me të njëjtën pistoletë që vrau të fejuarën e tij Fabiola Hyseni ka vrarë në shkurt 2001 Arben Tuzin në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër. Ngjarja e rëndë ka ndodhur 1 vit para se Bajri të vriste të fejuarën e tij. Mes Bajrit dhe viktimës Tuzi ka pasur një përplasje me armë në 21 mars 1999 ku rreth orës 20:30 në rrugën automobilistike në Malësinë e Madhe në Shkodër, pikërisht në lagjen “10 korriku” është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi Arben Tuzi nga Behar Bajri në bashkëpunim dhe me persona të tjerë.

Në këtë ngjarje nuk pati asnjë të lënduar dhe se sherri u mbyll me ndërhyrjen e pleqësisë së dy fiseve, ku palët kërkuan falje tek njëri-tjetri. Por nuk kaloi shumë kohë dhe kjo falje u harrua nga Behar Bajri, i cili në shkurt të 2001 ka ekzekutuar Arben Tuzin. Pas vrasjes Bajri, vijonte ta mbante në banesë armën e krimit, derisa në datën 20 qershor 2002 me këtë armë u vra dhe bashkëjetuesja e tij 15 vjeçare Fabjola Hyseni. Që prej kësaj ngjarje pistoleta është mbajtur në dosjen hetimore të prokurorisë dhe policisë, por asnjëherë nuk është vlerësuar si një ndër provat që do hapte dy dosjet hetimore në Shkodër. Këto dy krime janë hapur pas më shumë se 16 viteve, dhe se tashmë zyrtarisht  Krimet e Rënda kanë arrestuar të dyshuarin kryesor Behar Bajrin.

Pse s’hetohen përgjegjësit e fshehjes së provave
Zbardhja e dy krimeve të vjetra dhe identifikimi i njërit prej autorëve kryesorë në dy vrasje, ka vend për një analizë të thelluar mes radhëve të ministrisë së brendshme dhe Prokurorisë së Shkodrës. Kjo pasi provat materiale kanë qënë brenda në dosje dhe askush nga prokurorët, oficerët dhe ekspertët e laboratorit të policisë shkencore dhe askush nuk i ka vlerësuar seriozisht për të zbardhur ngjarjet kriminale. Këtu dy ngjarje kriminale të zbardhura pas 17 vitesh, duhet patjetër të kenë vëmendjen edhe të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe strukturës së SHÇBA, të cilët duhet të fillojnë hetimet për të zbardhur emrat e përgjegjësve që zvarritën dhe nuk zbardhën kurrë këto dosje kriminale.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kansas City: 25/09/2018 14:17

    Nuk kane patur sherr ngjarjen e pare me te ndjerin Arben Tuzi por kane dashur ti grabisin Benzin dhe ai ua ka hequr pistoleten nga dora dhe ja ka fut nga nje plumb Beharit edhe Bardhylit. PAs pajtimit si gjakprishur qe jane e vrane!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë