Mediat greke i kanë kushtuar një rëndësi të veçantë operacionit të policisë ku u sekuestruan 1.6 ton kanabis dhe u arrestuan 11 persona, mes tyre 6 shqiptarë. “SKAI.gr” publikon pamje të tjera të skafit që u qëllua me sjaper gjatë operacionit, që u plagos edhe shqiptari Alban Baxheri. Në skaf duken shenjat që kanë lënë plumbat e snajperëve, pasi nuk iu bindën urdhrit për të ndaluar.
/Shqiptarja.com
Ndërkohë që janë zbuluar edhe emrat e shqiptarëve të kapur në Greqi, si pjesë e grupit kriminal që transportonte drogë. E ndërsa emri i Alban Baxherit, doli pak ditë më parë sot janë publikuar edhe emrat e Ervis Caushit nga Përmeti, Emiljano Kolës nga Vlora si dhe një person tjetër nga Përmeti me inicialet B.K.
dy.b/shqiptarja.com

VIDEO







