Mbas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, gjendja këtu u bë e vështirë. Nga përpjekjet e organizuara të armiqve të jashtëm dhe të brendshëm të  vendit u arrit që krahina e Korçës të pushtohej dhe të mbahej prej pushtuesve grekë për një periudhë të gjatë. Pavarësisht nga kjo, përpjekjet e atdhetarëve nuk rreshtën gjatë viteve të Luftës I Botërore,  deri sa të ndihmuar edhe nga konjukturat ushtarake të  kohës i detyruan pushtuesit të largohen nga vendi.

Këtë situatë e shfrytëzoi faktori politik shqiptar. Në bashkëpunim me ushtrinë franceze dhe nën drejtimin e saj u bë i mundur krijimi dhe veprimi i Republikës (Krahinës) Autonome të Korçës.