Si u vra Gjin Ndoji me një plumb në kokë, atentati në Vau i Dejës dhe makina e djegur e autorëve! Zbardhja dhe identifikimi i autorëve tre vite më pas
Foto: Gjin Ndoji, i vrarë më 9 gusht 2020
Mëngjesi i 9 gushtit 2020 në Vaun e Dejës u trondit nga një atentat. Rreth orës 05:55 minuta në fshatin Shjezë, ekzekutohet me plumb në kokë Gjin Ndoji (Boriçi).
Trupi i tij i pajetë u gjet pak metra larg automjetit tip "BMW", që viktima kishte marrë me qera pak ditë para vrasjes ndërsa në vendngjarje u zbuluan 3 gëzhoja tip kallashnikovi. Pista e hetimit ishin larje hesapesh shkruante shqiptarja.com atëherë.
Pak pas atentatit, 1 km larg vendit ku u qëllua për vdekje i riu u gjet e djegur një makinë që dyshohej se i përkiste autorëve. Makina e djegur tip "Benz" me targa AA 346 LC të cilat figuronin që ishin denoncuar të vjedhura që më 20 qershor të atij viti në Ishëm
Tre vjet më pas, 27 korrik 2023, Prokuroria e Posaçme SPAK informon se ka zbuluar autorët e dyshuar të këtij krimi të rëndë.
Kanë qenë mesazhet e dekoduara në “Sky” dhe “Encro chat” që kanë zbuluar autorët dhe se Ervis Martinaj donte të vrarë Ndojin.
Nuk dihet shkaku pse Martinaj e donte të vrarë Ndojin. Ishte Gjoka më pas, që pajtoi Behar Bajrin në Shkodër për të kryer ekzekutimin. Bajri edhe pse kërkoi vrasës jashtë, u detyrua ta kryente vetë porosinë bashkë me ndihmësin e tij Denis Brajovic. Atëkohë u fol se Ndoji dhe Bajri ishin shokë dhe të dyshuarit i shkuan viktimës në varrim, pinë kafen e ngushëllimit në familjen e tij.
Nga bisedat e përgjuara duket që Bajri dhe Martinaj kanë shkëmbyer objektivët e tyre. Bajri eliminoi Boriçin për interes të Martinajt dhe ky i fundit do të vriste Kleant Musabelliun, vrasje të cilën e kërkonte Pëllumb Gjoka pasi Kleanti kishte tentuar ta vriste në 2017. Vrasja e Kleant Musabelliut nuk u realizua.
Lajmi kryesor:
Arrestimi i Gjokës/ Dekodimi i 'Sky' dhe 'Encro' i nxorri zbuluar: Pëllumb Gjoka plan me Behar Bajrin për të vrarë Kleant Musabelliun! Martinaj porositi vrasjen e Gjin Ndojit! Pagesa 100-110 mijë euro
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.5%
-
Jo
51.4%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 9693
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tjetër kallëzim në SPAK për Berishën, avokati Beqiri çon dosjen: Ka falsifikuar datën e lindjes, krim që dënohet deri në 4 vite burg
11 Janar, 14:11
-
Shitblerje e paligjshme energjie? Avokati i Bardhit sfidon Ballukun: Bëhu gati të shkosh në SPAK, ku shkuan 180 mln euro
10 Janar, 20:12
-
SPAK përfundon hetimet për laboratorin e kokainës në Xibrakë: Asnjë provë për përfshirjen e Olsi Ramës! Bardhi i sulmon: Jeni qesharakë
10 Janar, 17:40
-
Akuzoi Majkon se ra në përgjimet e SHISH për pazare elektorale, SPAK nxjerr blof Berishën: Asnjë hetim për deputetin socialist
10 Janar, 13:26
-
I pandehur për deklarim të rremë pasurie, Dogjani kërkon pushimin e çështjes në seancë paraprake: Apartamentin e përfitova nga konsulenca, s’e pagova cash
10 Janar, 13:08
-
I fshehur në Dubai pasi akuzohet për vrasje, SPAK kërkon në GJKKO konfiskimin e pasurive të Florenc Çapjas, familjarëve dhe shokëve
10 Janar, 12:50
-
Zef Brozi: A po e mbron SPAK Sali Berishën për Aktin Terrorist Shtetëror të 21 Janarit 2011?
10 Janar, 07:43
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet
9 Janar, 21:55
-
SPAK thirri vajzën e Berishës/ Juristi Kara: Karma po i kthehet mbrapsht! Argita 'non grata' e turpi i universitetit
9 Janar, 20:26
-
Ndërhynë në dosjet e ‘Toyota Yaris’, Suel Çelës dhe 6 të tjera, caktohet gjyqtarja për ish-kryeprokurorin e Vlorës Zarka dhe 3 bashkëpunëtorët
9 Janar, 19:57
-
Mero Baze: Përpjekjet e Berishës për të vënë 'në provë' Belind Këlliçin dhe të tjerët
9 Janar, 19:51