Si u zbardh krimi makabër i 5 viteve më parë, proteza e dhëmbëve identifikoi Kurtdedën pas zhvarrosjes! Në vendin e ‘horrorit’ u gjet një USB! Dëshmia që ‘blindon’ hetimet

Një ngjarje si ajo e vrasjes së 61-vjeçarit, Menduh Kurdteda, e ndodhur më shumë se 5 vite më parë, ishte një sfidë më vetë për autoritetet hetimore por përparimi teknologjik në këtë rast kanë qenë arma më e rëndësishme.  Detaji, se 61-vjeçari kishte protezë dhëmbësh, ndihmuan hetuesit që me zhvarrosjen e eshtrave pa identitet 5 vite më pas, edhe me avancimin e teknologjisë dhe laboratorëve shkencorë, të zbulojnë se kufoma e gjetur e djegur që u gjet rastësisht nga një bari në vitin 2017 në malin e Dajtit, ishte e Kurdedës. Një provë e rëndësishme për hetuesit është edhe një USB që u gjet në Kodër Shupalë e dëmtuar nga zjarri, për të cilën hetuesit 5 vite më parë nuk kishin aparaturat e duhura për ta kontrolluar dhe vënë në funksion.

Me konfirmimin edhe me analiza të ADN-së se kufoma ishte e Menduh Kurtdedës, hetuesit u përqendruar të marrin në pyetje personat që kanë pasur lidhje me dibranin në Tiranë. Njëri prej dëshmitarëve nxori në dritë borxhin 1 milionë lekë që 61-vjeçari i kishte Marjeta Karajt, që plotësuar me deklarime të tjera, u ngrit dyshime se ishte pikërisht 56-vjeçarja që kishte urdhër djalin e saj, Besmirin dhe shokun e tij, Gazmir Ngota, ta vrisnin.

Djali është ende në arrati, dhe hetuesit dyshojnë se ndodhet në Itali, por me Marjeta Karajn në pranga dhe Ngotën që u lanë në masë arresti me burg nga gjykata, hetuesit kanë rindërtuar të gjithë skemën e krimit të rëndë.  Për këtë i ka ndihmuar dëshmia e gjatë e Gazmir Ngotës, i cili nga sa tregon, duket të jetë i rastësishëm në këtë krim, por që për vite të tëra, siç ka rrëfyer, e ka lënë pa gjumë.

“Sapo isha kthyer nga Italia dhe kisha para, që shërbyen që Besmiri t’më afrohej. Ditën e ngjarjes pasi u ndava me Besmirin shkova të blija cigare rreth orës 01:00 pas mesnate pranë Varrit të Bamit dhe aty erdhi sërish Besmiri dhe më ftoi për një shëtitje me makinë. Në lëvizje, në zonën e “Xhamllikut”, Besmiri pa një burrë, të cilin e futi në makinë për krahu, por që unë nuk e njihte, por që ishte i dehur. Besmiri nisi t’i bënte presion dhe mori në telefon Marjetën, nënën e tij. Nga aty shkuam në një parking pranë një karburanti në Allias dhe sapo e nxorëm Besmiri nisi ta qëllojë me shpulla, ta shajë e ofendojë”, ka thënë Gazmir Ngota.

Më tej, ai shprehet se pasi erdhi Marjeta Karaj, kuptoi se e gjitha lidhej me borxhin e pashlyer. Kurt-Deda qeshte, për shkak se ishte i dehur. Kjo sjellje acaroi nënë e bir, të cilët në një moment u shkëputën dhe diskutuan veç. Më pas Marjeta na tha të dyve “hiqeni qafe, sepse nuk i bie njeriu mendja për këtë”. Marjeta iku në shtëpi, ndërsa ne e morën dhe u nisëm në Dajt.

Por siç Gazmir Ngota rrëfen, urdhrin e Marjetës e kishte menduar vetëm për t’i bërë presion 61-vjeçarit, derisa pranë 'kafes së Rremës' Besmir Karaj  i dha para për të blerë dy bidona benzinë dhe vijuan drejt Shkallës së Tujanit.

“Kur arritëm në Kodër Shupal, e nxorëm nga makina dhe e lidhëm me zinxhirë për peme. Besmiri e spërkati me benzinë dhe i vuri flakën”. Më pas u nisëm drejt Tiranës dhe i shqetësuar i thash Besit “çfarë bëre kështu, unë jam familjar, do më lesh fëmijët rrugës”, por Besi ma ktheu “mos u bëj merak, se do e mbaj unë përsipër fajin që kam bërë”, dëshmon i arrestuari.  

Në ditët në vijim siç dëshmon para hetuesve, Gazmiri thotë se ka nisur të pi gjithnjë e më shumë alkool. Situata u rëndua më shumë sidomos kur në 2017-ën u bë publike në media gjetje e eshtrave, madje sipas Ndotës, Besmir Karaj i kishte thënë se Kurt-Deda i dilte në ëndërr. Rrëfimin e tij Gazmir Ngota e mbyll me tentativat për t’u vetëdorëzuar disa herë dhe shkëputjes së komunikimit me Marjetën dhe Besmirin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:48
Vrasja në 2017, përgjimet që nxorrën zbuluar Marjeta Karajn, kërcënimet ndaj borxhliut: Të djeg, siç dogja Menduhun

1671108049_1671106659111001.jpg

Pasi Policia e Tiranës tashmë kishte identifikuar përmes krahasimit të ADN-së me familjarët eshtrat e gjetura në Kodër Shupal në maj 2017, të cilat i përkisnin Menduh Kurt-Dedës dhe administrimit të një dëshmie që hidhte dritë mbi konfliktet e viktimës me Marjeta Karajt për çështje borxhi të OJF-së që të dy kishin krijuar, akoma nuk kishte arritur provën për të akuzuar atë, të birin Besmirin dhe mikun e tij Gazmir Ngota.

Përtej dyshimeve për vrasjen, duheshin prova. Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës Marjeta Karaj dhe djali i saj u vunë në përgjim, përveç hetimeve paralele në drejtime të tjera për ngjarjen. Në një prej bisedave telefonike që ajo bënë me një tjetër person, edhe ai borxhli ndaj asaj, Marjeta bënë gabimin e jetës, i jep policisë provën kryesore që do e implikonte në ngjarje. Ajo në bisedë e sipër e kërcënon personin në anën tjetër të telefonit me fjalët: Të djeg edhe ty siç dogja Menduhun!

Kjo ka qenë fjalia që i duhej policisë për të kryer operacionin e arrestimit. Përgjatë kohës që nënë e bir përgjoheshin, Besmir Karaj ka qenë në Shqipëri, policia e ka thirrur për t'u paraqitur por ka mbyllur celularin. Në atë kohë ndërhyrja e policisë ka qenë e pamundur pasi akoma nuk ishte e qartë ngjarja dhe implikimi i tyre, përveç dyshimeve, akoma nuk ishte mbështetur mbi prova.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 18/12/2022 01:18

    Pune e shkelqyer nga ana e kriminalisteve shqiptare dhe policise.Sot ne bote,pervec gjurmeve,ADN, perdoren dhe te dhenat dentare.Nuk do te ishte keq sikur te kishim nje ligj ku shteti t'ju kerkonte te gjithe dentisteve ne mbare vendin te ruanin ne kompjuter nga nje kopje te karteles dentare per cdo pacient,perfshi ketu nje fotokopje te grafise se plote te gojes,praktike e perdorur rendom ne bote.

    Përgjigju
  • Krimi esht aty dhe i denueshem: 17/12/2022 14:30

    po kjo cfare lidhje paska patur me kete borxhliun se ky me para borxh po , po efhe dhembet nukni paska patur te tija

    Përgjigju
    • Xen gërdeci: 17/12/2022 15:45

      Dhëmbët nuk i kishte po Hajdarin e kishte ai i duhej karierës !

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente