Si u zbulua vjedhja e banesës në Tiranë, pastruesja dhe djali i saj krijuan skenën si grabitje

 

Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi e kanë inskenuar vjedhjen e shtëpisë në rrugën e Kosovarëve si të ishte grabitje.

Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema, bëjnë me dije se vjedhja është bërë me çelësin që ka patur pastruesja dhe më pas kanë bërë rrëmujë për të improvizuar një skenë të autorëve të rastësishëm. Më pas janë mbajtur nën vëzhgim personat e dyshuar mes të cilëve nënë e bir dhe nisur nga shpenzimet e kohëve të fundit kanë lindur dyshimet se ishin ata autorët.

Denoncimi është bërë më 15 dhjetor nga një grua e cila jeton me vajzën e saj. Pronarja e banesës jeton me vajzën e saj dhe është e divorcuar. Kanë biznese dhe të ardhura të bollshme.


Lajmi kryesor:

Tiranë/ Pastruesja me djalin vjedh para dhe sende me vlerë 120 mijë euro në shtëpinë ku punonte! E inskenuan si grabitje, me lekët e vjedhura blenë 2 ‘Benz’


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë