Si u zhduk shkronja "L" nga
emri i Ismail Qemalit?
Nga pamjet e Tv A1 Report gjatë ceremonisë së inaugurimit të shtatores duket qartë emri i plotë i Ismail Qemalit, ndërkohë që rreth 3 orë më vonë emrit të heroit që shpalli pavarësinë e Shqipërisë i mungon shkronja “L” tek emri.
TIRANE - Pasditen e sotme u inaugurua shtatorja e Ismail Qemalit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Nga pamjet e Tv A1 Report gjatë ceremonisë së inaugurimit të shtatores duket qartë emri i plotë i Ismail Qemalit, ndërkohë që rreth 3 orë më vonë emrit të heroit që shpalli pavarësinë e Shqipërisë i mungon shkronja “L” tek emri.
Fakti të ngjall pikëpyetje dhe dyshime në lidhje me cilësinë e punimeve të kryera për shtatoren dhe lind pyetja, si u zhduk “L”-ja nga emri i Ismail Qemalit?!
(Në foto: Shtatorja e Ismail Qemalit gjatë inaugurimit me "L")(Në foto: Shtatorja e Ismail Qemalit pa "L")RAMA DENONCON GAFEN NE “TWITTER”Këtë fakt e ka denoncuar edhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, i cili përmes Twitterit gabimin që është bërë në emrin e shkruar poshtë shtatores së Ismail Qemalit, i cili u inaugurua sot nga Kryeministri Berisha.
Kryesocialisti publikon foton ku duket qartë se emri i heroit kombëtar është shkruajtur “ISMAI QEMAL VLORA”, duke shprehur indinjatë për mënyrën sesi “vulgarët” ia kanë shkruajtur emrin Ismail Qemalit.
“Shikojeni sesi ia kanë shkruar vulgarët emrin Ismail Qemalit në shtatoren e inauguruar sot për faqen më të zezë:-(“, shkruan Rama në Twitter.
(Në foto: faqja zyrtare e Edi Ramës në Twitter)Shtatorja e Ismail Qemalit u inaugurua rreth orës 16:15 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga Kryeministri Sali Berisha, duke e quajtur atë “babanë e pavarësisë”.
(eç/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
17.7%
-
Jo
78%
-
Nuk e di
4.3%
Vota total: 164
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja/ Zbardhen planet në Sky Ecc të Suel Çelës për të ekzekutuar me snajper Ardian Çapjan: Atë e kishte karamele, qëllon deri në 1 mijë metër! Pse dështoi atentati
26 Nëntor, 22:51
-
DOSJA/ 'Do e marrim si kec në tavë, mos t’i gjendet as nam e as nishan', ja si banda e Suel Çelës planifikoi vrasjen e 'Vis Korçarit'
26 Nëntor, 22:45
-
Kaq afër zgjedhjeve a ia vlen të harxhosh energji me protesta politike?
26 Nëntor, 22:44
-
SPAK e akuzon Artan Hoxhën për lidhje Suel Çelës, Muça në ‘Repolitix’: Axhendë në shërbim të klanit! Çaça: Kur bëhesh kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës
26 Nëntor, 22:38
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
Goditja e grupit të Suel Çelës, avokati në ‘Repolitix’: SkyEcc ka hapur një ‘kuti’ që s’e dimë kur do mbarojë
26 Nëntor, 22:15
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Biden: Po pranimit nga ana e Izraelit të marrëveshjes për një armëpushim në Liban
26 Nëntor, 22:02
-
Protesta e PD, rritet numri, 44 protestues të shoqëruar në polici
26 Nëntor, 21:46
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Pak orë pasi Netanyahu pranoi armëpushimin, Izraeli sulmohet me 3 raketa të lëshuara nga Libani
26 Nëntor, 21:37
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21