Si vishen Meta, Lubonja, Zeqo, Maja dhe Liçaj?

Si vishen Meta, Lubonja, Zeqo, Maja dhe Liçaj?
Si vishet kreu i LSI-së, Ilir Meta?! Padyshim bukur dhe me shije.Ngjyra e kaltër dominon tek ai. Stilistja Mirela Cici komenton veshjen e Metës, aktores Monika Lubonja, Neritan Liçaj, Anjeza Maja dhe moderatorit të ri dhe shumë “trendy” por, mjaft të kujdesshëm Drini Zeqo.

ILIR META

Kur flasim për figurën e Kryetarit të Partisë së LSI-së menjëherë bëjmë lidhjen me ngjyrën e kaltër. Pamvarësisht stilit klasik që përdor politikani Ilir Meta, toni i të kaltrës është një nga ngjyrat që e tërheq më shumë dhe që e shohim ta përdorë rëndom te xhaketat …. Mendoj se një toni të tillë do t’i shkonte më së miri stinës së verës dhe në jetën private se sa në aktivitet politike. Janë pikërisht ngjyrat e errëta të shoqëruara të xhaketave me këmishat dhe ngjyrat
përkatëse ku dhe mund të luhet duke i dhënë më shumë dritë dhe kuptim kombinimit….



(Në foto kreu i Partisë "Lëvizja Socialiste për Integrim", Ilir Meta)

DRINI ZEQO

Moderator dhe gazetar shumë i mirë, vjen me një stil shumë “trendy” për moshën e tij por dhe me shumë klas kur bëhet fjalë për prezantimet në edicone lajmesh e në skenat e festivaleve...Tepër elegant dhe shumë i kujdesur në zgjedhjet që bën të imponon një shije tepër pozitive, simbolizon brezin e grupmoshës së tij që në ditët tona tregojnë shumë kujdes në zgjedhjet që bëjnë.



(Në foto gazetari Drini Zeqo)


ANJEZA MAJA

Prezantuese shumë e këndshme në Tv. E shohim të personifikuar me një stil shumë sensual, sa të thjeshtë aq edhe elegantë dhe shumë të kuruar. Ajo rrezaton energji pozitive me look-un e saj duke nxerr në pah hiret e saj prej Miss-i plot shije dhe finese.



(Në foto moderatorja Anjeza Maja)


NERITAN LIÇAJ

Aktor shumë i talentuar në skenat e teatrit dhe të filmit shqiptar, me role të ndryshme ai është fiksuar në memorien e njerëzve për talentin e tij....Kur përshkruajmë stilin e kemi të vështirë ta komentojmë, për faktin se ai nuk ka një stil të vetin të percaktuar...Mendoj që stili individual i çdo aktori luan një rol të rëndësishëm në krijimin e figurës së tij artistike.



(Në foto aktori Neritan Liçaj)

MONIKA LUBONJA

Një fjongo e lidhur me delikatesë, një shall rreth qafës, jaka të qëndisura, fustane “haut-coture” apo prerje të forta që do të evidentojnë format. Do të evidentonin personazhin e Monika Lubonjës aktore e talentuar në skenën e teatrit shqiptar, përkrah emrave të mëdhenj. Shpreh pasionin e artit të të veshurit në forma të ndryshme duke e bërë edhe më sharmante.



(Në foto aktorja Monika Lubonja)

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

5/5
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

EKSKLUZIVE/ 'Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në mish!' Xhaxhai i Aleks Nikës për Report TV zbulon bisedat në kasetën e dorëzuar në SPAK: Është mbretëresha e provave

EKSKLUZIVE/ 'Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në mish!' Xhaxhai i Aleks Nikës për Report TV zbulon bisedat në kasetën e dorëzuar në SPAK: Është mbretëresha e provave