Si vishen Sokol Balla, Mesila
Dode, Sonila Meço dhe Halim Kosova
Një doktor-ministër, një gazetar-moderator, një ikonë ekrani dhe një ish-gazetare, sot politikane. Si mund të vishen Halim Kosova, Sokol Balla, Sonila Meço, dhe Mesila Dode… Stilistja Mirela Cici këtë radhë vjen me vlerësime pozitive, dhe ndonjë sugjerim të lehtë…
Një doctor-ministër, një gazetar-moderator, një ikonë ekrani dhe një ish-gazetare, sot politikane. Si mund të vishen Halim Kosova, Sokol Balla, Sonila Meço, dhe Mesila Dode… Stilistja Mirela Cici këtë radhë vjen me vlerësime pozitive, dhe ndonjë sugjerim të lehtë…
Sokol BallaNjë nga gazetarët e njohur dhe moderator i sukseshëm, i programit shumë të ndjekur 'Top-story' Sokol Balla ka krijuar imazhin fashion-man ne TV e Top-Channel me prezantimet e tij, stiluar dhe kuruar me kujdes. Është stili klasik që e personalizon dhe ngjyrat e kravatave si aksesorë, të cilat zgjidhen me kujdes duke të krijuar idenë e një personi me shije.
Sonila MeçoMendoj se është një nga mediatoret -ikonë e cila fikohet në memorjen tonë jo vetëm për profesionalizmin gazetaresk dhe oratore, por dhe për shijet e saj tepër elegante që ajo zgjedh. Përdor ngjyra të nxehta dhe të forta, por pa lënë pas dore dhe tone të lehta, duke nxjerrë në pah karakterin tepër energjik por dhe shumë sensual. Nuk riskon shume me prerje të forta dhe aksesor. Duke patur avantazh linjat trupore, stili tepër klasik mishërohet shumë bukur, duke e plotësuar si figurë publike.
Halim KosovaPersonazhi i radhës në komentet tona është mjeku i talentuar gjinekolog, Halim Kosova shumë i njohur nga të gjithë ne së fundi dhe për pozicionin e tij si Ministër i Shëndetsisë. Me natyrën e tij humane, ai praktikon stilin klasik ku evidentohen ngjyrat e errëta dhe veçanërisht ajo gri, e cila i përshtatet më së miri me tiparet .
Mesila Dode Deputetja e PD Mesila Doda e njohur nga ne për replikat e forta, personifikohet me një stil shumë të thjesht klasik por dhe të miksuar me atë sportivë. Përdor tone të hapura dhe ngjyra të ftohta, të cilat nuk më duken të përshtashme për të, duke iu referuar tipareve apo ngjyrës së lëkurës duke e zbehur më shumë. Nuk riskon asnjeherë me prerje të forta apo tendenca si dhe aksesor duke krijuar iden që karakterizohet nga një shpirt modest.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit “THASH&THEM” të gazetës “Shqiptarja.com”Redaksia Online(xh.k/shqiptarja.com)
33/4
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
14.1%
-
Jo
82.5%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5295
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Shqiptari me precedentë penalë kapet duke shitur drogë në rrugë! I gjenden rreth 200 gramë kokainë dhe 1500 euro cash
11 Tetor, 15:59
-
Juventusi ndjek nga afër Ardian Ismajlin, e pranon edhe trajner: Gati për një klub të madh
11 Tetor, 15:57
-
Përurohet shkolla 9-vjeçare ‘Musine Kokalari’ në Kombinat, kapacitet për 750 nxënës
11 Tetor, 15:55
-
Admirali i NATO-s: Veprimet e njëanshme jashtë dialogut Kosovë-Serbi përshkallëzojnë tensionet
11 Tetor, 15:48
-
FORMACIONI/ Sylvinho ‘skicon’ titullarët mes mungesave, statistikat e Çeki – Shqipëri! Praga i sjell fat tanëve, Kombëtarja zbret sot në fushë
11 Tetor, 15:47
-
Lufta/ Sulme të tjera izraelite ndaj bazave të UNIFIL, 2 ‘kaska blu’ të plagosura! 22 të vdekur në Bejrut, IDF: Vramë kreun e njësisë raketore të Hezbollah
11 Tetor, 15:26
-
Tre shenjat e horoskopit që duan të jetojnë vetëm në luks
11 Tetor, 15:19
-
‘Ali Demi’ kthehet në burg të hapur, Fehmi Sufaj për Report Tv: Të burgosurit do vuajnë dënimin sipas një plani! S' ka mbipopullime
11 Tetor, 15:01
-
‘Borxh për të larë borxhet’, Ministria e Financave nis procedurat për eurobondin e ri 600 mln € në vitin 2025
11 Tetor, 14:56
-
Basha takon kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut: Respektimi i plotë i të drejtave të shqiptarëve rruga e sigurtë e përparimit europian
11 Tetor, 14:55
-
Batuta dhe vlerësime, Orban: Kemi të ftuar një artist të politikës! Rama: Jo vetëm turistë por kemi patur dhe mbretëreshë nga Hungaria
11 Tetor, 14:50
-
I kërkuar për trafik kokaine, Princ Dobroshi do të ekstradohet në Gjermani! Gjykata e Lartë i refuzon rekursin 'Peshkaqenit'
11 Tetor, 14:36