Sidrita i kërkonte Damianos të flinin
bashkë, por në fund u lidh me Ervinin

Edhe pse në emisionin e djeshëm të Big Brother, Sidrita u shpreh se ka fituar nga ky realityshow “triumfin” e saj duke iu referuar Ervinit, mesa duket jo gjithçka është ashtu siç ajo shprehet.
 
Pasi u larguan nga shtëpia, çifti ishte i ftuar në “Fan Club”   ku dhe u transmetuar një klip nëpërmjet të cilit u zbulua se Sidrita dhe Damiano njiheshin nga jashtë dhe madje kur kanë qenë në shtëpinë e beqarëve kanë dashur të lidheshin bashkë.
 
Në letrën e publikuar në klip, Sidrita i ka shkruar Damianos “se do t’i kërkojë Vëllait të Madh që të flenë të dy bashkë” por në fund ajo bëri një zgjidhje tjetër, preferoi  Ervinin për të vazhduar lojën.
 
Ndoshta Sidrita, ka qenë dhe “molla e sherrit” mes Ervinit dhe Damianos. Madje ky i fundit, duke përfituar nga njohja që kishte me Sidritën, ai shpesh i ka thënë Ervinit se ajo ëndërronte dikë tjetër kur puthej me të. Po për Ervinin, Damiani nuk ishte gjë tjetër vetëm se zari i Sidritës. 



(Letrat e shkëmbyera mes Sidritës dhe Damianos)

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)


 

58/2
/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Nesti, Aleksi dhe të tjerët…

Ardit Rada: Nesti, Aleksi dhe të tjerët…