SIENA - Një moment shpërqëndrimi, i ka kushtuar jetën shqiptarit Fiqiri Huqi 46 vjeç, i lindur në Durrës dhe rezident në Ponte Bozzone të qytetit të Sienës, në Itali.
Kjo tragjedi e tmerrshme, ka ndodhur brenda një punishte vere në Casina dei Ponti në Komunën e Castellina në Chianti të Sienës, ku shqiptari ka humbur jetën si pasojë e një shkarkimi elektrik 15 mijë voltësh.
Kanë qenë të kota ndërhyrjet e ndihmës së shpejtë, pasi arresti kardiak ka qenë i menjëhershëm dhe punëtori ka humbur jetën menjëherë pas aksidentit. 46– vjeçari shqiptar Fiqiri Huqi, po punonte brenda në ndërmarrje paraditen e të premtes dhe ishte duke prerë disa pisha me motosharrë, kur ndodhi edhe tragjedia.
Tashmë po hetohet për të zbardhur shkaqet dhe zona e ngjarjes është sekuestruar, kështu që deri më tani mund të hedhim vetëm hipoteza për çka ka ndodhur. Në atë vend gjenden disa fije të tensionit të lartë dhe ka mundësi që punëtori shqiptar, të ketë prekur diçka me motosharrën që po punonte dhe si pasojë ka humbur jetën.
Redaksia online
(eb/ac/shqiptarja.com)

LAJMET MË TË VLERËSUARA