'Sigal Iduna Park' fortesë e gjermanëve, 'vikingët' danez duan surprizën! Sonte përballja e 1/8

'Sigal Iduna Park' fortesë e gjermanëve, 'vikingët' danez duan surprizën! Sonte përballja e 1/8

Gjermania në ndeshjet e grupit

Organizatorët e Evropianit, Gjermania, luan sonte në orën 21:00 përballjen e saj në 1/8 kundër Danimarkës, një rival që shpesh ka bërë surprizën edhe pse nuk e nis si favorite. Një situatë për të cilën Gjermania mendon se ka marrë masat dhe sonte kërkon me doemos çerekfinalet, në një stadium si ‘Sigal Iduna Park’ që premton mbështetje të zjarrtë. Në 19 ndeshje në këtë stadium ‘panzerat’ kanë fituar 15. E fundit miqësorja 2-1 kundër Francës.

Gjermania ashtu si Spanja e ka fituar 3 herë Evropianin, por ka marrë më shumë pjesë se asnjë përfaqësuese tjetër. Në 2024 është prezenca e 14 për 'panzerat' e Julian Nagelsman, i cili është trajneri më i ri i Evropianit në të gjithë historinë. Gjermania gjithashtu ka humbur edhe 3 finale në kampionatin Evropian, e fundit në 2008 kundër Spanjës.

Për Danimarkën kjo është pjesmarrja e 10 në një kampionat Evropian, ndërsa në të fundit para 3 viteve shkoi deri në gjysmëfinale ku u mposht nga Anglia. 'Vikingët' në një rast, në vitin 1992, kanë arritur ta bëjnë të tyrin trofeun.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë