Nёse keni probleme me gjuhёt e huaja, tashmё, risia teknologjike, do t`ju ndihmojë nё bashkёbisedimet tuaja nё gjuhё tё huaj. Mund tё komunikoni, punoni dhe tё udhёtoni pa pasur pengesa gjuhёsore, duke pasur mundёsi tё keni me vete 25 gjuhё tё huaja.

Kjo gjё mundёsohet nga Sigmo, njё pёrkthyes simultan.

Me njё madhёsi, mё pak se njё iPod, 4 centimetra, ёshtё shumё i thjeshtё pёr t’u transportuar kudo, falё njё kapse e cila lejon qё tё kapet nё kёmishё, nё cepin e xhepit, apo kudo tjetёr.

Sigmo mendohet tё jetё edhe shumё i thjeshtё nё pёrdorim. Duke shtypur njё nga butonët e Sigmo, mjafton të shqiptojmë në gjuhën tonë, fjalinë që duam të përdorim dhe mё pas, duke shtypur njё tjetёr buton, pasi tё kemi seleksionuar gjuhёn e folur nga bashkёbiseduesi ynё, mund tё dёgjojmё pёrkthimin direkt nga autoparlanti i aparatit tonё teknologjik.

Pёr ta vёnё nё punё këtë aparat teknologjik, do tё na duhet vetёm njё smartphone, me sistemin iOS apo Android, i cili do tё lidhet me Sigmo-n nёpёrmjet bluetooth-it, njё aplikacioni dhe nëpërmjet linjës sё internetit.

Startup-i, po punon edhe pёr tё krijuar mundёsinё qё tё shkarkojmё edhe njё fjalor vokal, pёr tё pasur mundёsi, qё ta pёrdorim kur nuk jemi tё lidhur nё internet.

Megjithatё, ёshtё akoma shpejt që ti gёzohemi kësaj risie teknologjike edhe pse në faqen e internetit, nga ёshtё hedhur ky projekt, derimё tani, janё mbledhur mё shumё se 135 mijё dollarё.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)