Edhe pse shpesh herë janë zhvilluar takime për mbarëvajtjen e sezonit turistik, Lezha vijon të ketë probleme sa i përket sigurisë së plazheve. Një takim i zhvilluar mes prefektit të këtij qarku, kryetarit të Bashkisë Lezhë dhe operatorëve turistik edhe një herë u vu në pah problemet që po hasen gjatë këtij sezoni veror.
Siguria e plazheve vijon të jet shqetësuese në mbarë vendin. Bregdeti i Lezhës është një ndër më problematiket sa i përketë sigurisë. Shqetesimi është ngritur nga prefekti i Lezhës Gjergj Prendi, gjatë një takimi të zhvilluar me komitetin rajonal të zhvillimit të turizmit. Sipas Prendit, Bashkia Lezhë i ka realizuar një pjesë të detyrave të sajë, por më problem mbeten mungesa vrojtuesve të detit. Problem tjetër mbeten edhe vendbazimet e motorrave të ujit si dhe mungon sinjalistika në zonën e plazhit.
“Unë e vlerësoj punë e Bashkisë së Lezhës por një pjesë e detyrave që kemi dhënë nuk janë realizuar. Kemi kërkuar vendosjen e kullave të vrojtimit dhe vrojtues të liçensuar, kemi kërkuar vendosjen e një vendbazimi të motorëve të ujit, në të gjithë zonën e plazhit nuk kemi sinjalistikë”, shprehet prefekti i Lezhës Gjergj Prendi.
Duke qenë se mbi 80 % e plazhit shfrytëzohet nga privatet Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, kë kërkuar ndëshkimin e të gjithë atyre subjekteve që nuk i kanë përmbushur detyrat e përcaktuara në kontratë.