Nënkryetari i bashkisë Lezhë, Fatjon Zefi thotë se gjatë gjithë natës kanë punuar për të bërë të mundur bllokimin e pjesës së argjinaturës së dëmtuar në lagunën në Tale. Ai thekson se të pranishme janë edhe Forcat e Armatosura në rast nevoje të evakuimit të banorëve në zonat që rrëzikojnë të përmbyten. Ai thotë se po dërgojnë inerte për të mbyllur argjinaturën.
“Mbrëmë rreth orës 10, fragmenti i argjinaturës së lagunës së Vain që lidhet me kanalin Spiten Hidrovor ka pësuar thyerje dhe strukturat e bashkisë Lezhë me bordin e kullimit janë angazhuar, kanë bërë vlerësimin e situatës, kanë ardhur mbështetje nga FA për në gadishmëri në rast nevoje për evakuim. Puna ka filluar në mesnatë kur janë njoftuar disa kompani private që po na suportojnë me mjete për materialet inerte që do të bëjnë mbylljen e argjinaturës, gjatë natës është punur për shtrimin e rrugës deri në pikën ku është bërë çarja pasi terreni është i vështirë. “, tha Zefi.
Lajmi kryesor:
Moti i keq/ Vjosa del nga shtrati te Ura e Mifolit në Vlorë, evakuohen 14 familje në Njësinë Novoselë dhe Fier! Çahet argjinatura në Kune Vain, pamjet me DRON











