Siguria e ushqimeve/ Cilat janë produktet më të pasigurta në Shqipëri, inspektorja e AKU-së: ‘Mishi i ngrirë nuk i humbet vlerat ushqimore' …

TIRANË- Në një intervistë në ‘’ Rreze dielli’’ folëm për sigurinë ushqimore në treg dhe disa mënyra se si mund të arrijmë të kuptojmë cilat ushqime janë të freskëta apo jo. Inspektorja e AKU-së Yllka Allaraj, ndër të tjera foli për sigurinë e ushqimit në kohë pandemie dhe theksoi rëndësinë e të gatuarit në mënyrën e duhur mishin e ngrirë, për të mos humbur vlerat e tij ushqimore:

‘’Nuk ka asnjë të dhënë statistikore apo studim shkencor që na vërteton që nga konsumimi  i produkteve ushqimore jo të sigurta mund të na shfaqet covid-i, por Task Forca e autoritetit kombëtar të ushqimit operon në zbatimin e protokollit të miratuar nga ministria e shëndetësisë për mbajtjen e maskave, për ruajtjen e distancave dhe për kushtet higjeno-sanitare të biznesit ushqimor’’ u shpreh inspektorja e Aku-së.

Ajo tregoi edhe rëndësinë e të gatuarit në mënyrën e duhur mishin e ngrirë, për të larguar elementët kontaminues që mund të përmbajë produkti:

‘’Koha e freskisë së mishit varion nga 5-7 ditë, deri në këtë periudhë kohore mund të konsiderohet i freskët, pas kësaj periudhe kohore, operatorët e biznesit ushqimor kanë gjithë të drejtën që këtë produkt ta ruajnë në kushte frigoriferike të ngrira, në dhoma frigoriferike në temperatura që variojnë nga nga -16 deri në -19 gradë celsius, por mishi i ngrirë, vjen shumë edhe si mish importi, domethënë Shqipëria importon edhe shumë mish të ngrirë, siç janë vendet e Brazilit, Kanadaja dhe shumë vende të tjera’’ tha ajo.

Ndërsa theksoi se mishi i ngrirë nuk i humb vlerat e tij ushqimore por problemi ndodh gjatë shkrirjes, sepse mënyra e përdorur është e gabuar:

‘’ Shumë konsumatorë mendojnë se me ruajtjen e mishit në formë të ngrirë, ulen vlerat ushqimore, jo nuk ndryshojnë vlerat ushqimore, problemi i mishit të ngrirë është kur shkrihet, dhe nuk duhet ta ngrijmë përsëri, nuk duhet që mishi i ngrirë të kalohet direkt me ujë të ngrohtë, sepse mikroflora që ka mishi I ngrirë bën të mundur që me ujin e nxehtë të ulen cilësitë, e dyta të ketë një rritje të mikroflorës, të baktereve, dhe të na bëjë kështu të mundur që mishi të jetë i kontaminuar’’ tha ajo.

Po ashtu është e rëndësishme që mishi mos të shkrihet menjëherë, por të qëndrojë në frigorifer në kushtet e freskisë:

‘’ Përpos kësaj pjesa nga kalimi i ngrirjes, deri në proçesin e gatimit amvisat duhet ta dinë, që ta vendosin në kushte freskie, tek frigoriferi , në një raft të pjesës së frigoriferit, ku poshtë të ketë vendosur një tavë, që gjatë shkrijes mos të pikojë, dhe të na kontaminojë produktet e tjera, dhe kjo duhet të qëndrojë për një afat kohorë për dy orë, dhe pastaj pas dy orësh, mund të kalojë nga frigoriferi në kushte freskuese’’ u shpreh ajo.

Të gjithë konusmatorët duhet të tregojnë kujdes me ngjyrën, konsistencën, prishjen e strukturës edhe aromën e produktit përpara blerjes së tyre. 

 

 

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi