TIRANE, 17 Janar/ATSH-Almarina Gegvataj/- "Shqipëria është e ekspozuar nga rreziku i terrorizmit ndërkombëtar dhe sfida e re dhe e panjohur më parë e luftës me frymëzim terrorist, është edhe e jona siç është edhe e mbarë Europës demokratike", deklaroi sot pasdite, Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sigurisë kombëtare.
Presidenti Bujar Nishani mblodhi sot sigurinë kombëtare, në një takim konsultative me drejtuesit më të lartë të institucioneve.
Në fjalën e tij, shefi i qeverisë shqiptare tha se samiti i NATO-s që u mbajt në Uells por edhe strategjia e sigurisë kombëtare që hyri në fuqi po në shtator të 2014, e vlerësojnë terorizmin si një ndër kërcënimet e kohës.
"Zhvillimet e fundit e kanë çuar në një nivel të ri sfidën, por edhe rrezikun e terrorizmit islamik.Shqipëria është e ekspozouar nga rreziku i terrorizmit ndërkombëtar. Qytetarët shqiptarë por edhe nga rajoni i janë përgjigjur thirrjeve të organizatave terroriste të Shtetit Islamik për të luftuar në fushata në Siri apo Irak. Disa prej tyre kanë humbur jetën duke lënë fëmijët, familjet dhe shumë probleme të tjera sociale dhe të sigurisë", tha Rama.
Unë do t'i ftoja të gjithë tha Rama, që të mos e shohim të shkëputur luftën tonë me pjesëmarrësit shqiptarë në këto fushata egërsirash nga lufta ndaj akteve të brendshme të terrorit.
"Ndonëse fatkeqësisht nga sistemi ynë i drejtësisë në disa raste është aplikuar një politikë penale e butë dhe jo rrallë një gjuhë relativizuese e papërshtatshme përballë faktit. Vepra të tilla si sulmet me tritol kundër linjave të energjisë elektrike, sulmeve me eksploziv në mes të qytetit, trafikimi i eksploziveve janë krime të mirëfillta terrori. Kodi penal i konsideron si krim, me të cilat vendi është ndeshur shumë kohët e fundit. Ndërsa artikulimi i sitemit të drejtësisë ka qenë më i kufizuar për ti vënë emrin që ka, terror", tha Kreu i Ekzekutivit,,, vijon