TIRANE- Parandalimi i ngjarjeve kriminale si grabitje, vjedhje me dhunë apo futja e personave të armatosur në ambientet e bankave të nivelit të dytë, kanë qenë fokus i një takimi ndërmjet drejtuesit të policisë së Tiranës, Ardian Cipa, dhe përfaqësuesve të bankave që operojnë në kryeqytet.
“A1 Report” ka mundur të sigurojë foto nga takimi i mbajtur këtë të mërkurë në ambientet e drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku mësohet se Çipa dhe bankierët kanë rënë dakord për unifikimin e një harte me kamera sigurie të përbashkëta.
“Për të rritur sigurinë është e domosdoshme dhe kontributi i komunitetit, i bizneseve si dhe shoqërisë civile”, është shprehur Cipa, teksa nga ana e bankierëve është ofruar mbështetje maksimale për investimin në teknologji dhe inovacion në perimetrat e sigurisë së bankave të nivelit të dytë.

Reaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com