Efektivët e policisë në burgje duhet t’i thonë jo çdo tentative për t’u korruptuar apo ulur vigjilencën gjatë shërbimit në detyrë.

Ishte kjo kërkesa e ministres së drejtësisë Etilda Gjonaj gjatë ceremonisë së kursit të dytë të trajnimit për 260 efektivët e burgjeve pranë Akademisë së Sigurisë.

Gjonaj po ashtu bëri publik dhe planin e qeverisë për rritjen e pagave dhe kushteve të punës për efektivët që shërbejnë në sigurinë e burgjeve.