Në Komisionin e Ligjeve, ku prezantoi raportin e vitit 2024, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari nuk i shpëtoi as pyetjes për sigurinë në gjykata, pas vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja. Lamallari tha se do të ndërtohen godina të reja për prokuroritë dhe gjykatat dhe se ka nisur puna me identifikimin fillimisht të atyre godinave që kanë nevojë imediate për ndërhyrje. Ministri u shpreh se nuk ka një afat për ndërtimin e këtyre godinave, ndërsa theksoi se ka edhe një grup pune që do të punojë mbi planin e miratuar nga KLGJ për sigurinë në gjykata.
“Prej disa kohësh kemi nisur si qeveri në bashkëpunimin me institucionet e drejtësisë, konkretisht KLGJ, që është përgjegjësi për administrimin e gjykatave dhe Prokurorin e Përgjithshëm, për prokuroritë vendore, për të adresuar nevojat prioritare të gjykatave dhe prokurorive, aty ku është vendi për ndërtim të godinave të reja, por edhe rikonstruksion. Duke nisur nga gjykatat që kanë nevojë për ndërhyrje për, si për kushtet, por edhe në kuptim të aksesit të qytetarëve që duhet të marrin drejtësi në këto organe. Aty ku është e mundur të kemi prokurori dhe gjykata bashkë, kjo është me efektive në kuptim të kostove, lejes së ndërtimit por edhe punës të përditshme të prokurorëve dhe gjyqtarëve por edhe qytetarët që nuk duhet të shkojnë në vende të ndryshme në fund të ditës. Ky është plani që po vijojmë me KLGJ dhe prokurorinë e përgjithshme. Kemi edhe një plan pune të miratuar nga KLGJ dhe një grup pune që do ngrihet, për sigurinë fizike të gjyqtarëve dhe prokurorëve, por edhe mbrojtjen për sulmet verbale që i vënë në një presion të panevojshëm në ushtrimin pavarur të detyrës së tyre. Kjo është nismë q ëpo punojmë, Ministria e Drejtësisë ka përfaqësuesit e tyre.
Është një punë që ka nisur, kemi kërkuar identifikimin e nevoja për godina, si KLGJ dhe prokuroria, është kërkuar të klasifikohen, nevojat me imediate ku duhen ndërhyrë, Durrës, Tiranë, Fier, por edhe Saranda kur flasim për prokurori. Afatet mbeten për tu komunikuar më vonë, në varësi të punë , si për dinzenjo, elementët e sigurisë, ambientet, sasia e zyrave, që përcaktohen nga prokuroritë dhe gjykatat”, tha Lamallari.
Lajmi kryesor:
Lamallari: Godina të reja për prokuroritë dhe gjykatat! Ndryshojmë edhe Kodin Civil! Burgu, të jetë zgjidhja e fundit (VIDEO)









