Bllokohen 16 jet ski, skafe dhe gomone në Ksamil, Durrës, Shëngjin dhe Velipojë! Gjobiten me nga 100 mijë lekë drejtuesit e 6 mjeteve

Policia kufitare ka bllokuar sot 16 mjete, lundruese në qytetet Ksamil, Durrës, Shëngjin dhe Velipojë.

Përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare vijojnë verifikimet ndaj mjeteve lundruese, me qëllimin e vetëm parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve, ku mjetet e bllokuara sot përfshijnë 12 jet ski, 2 skafë dhe 2 gomone.

Policia njofton se përveç bllokimit, drejtuesit e mjeteve lundruese janë gjobitur edhe me gjobë.

7 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë, 7 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin dhe 2 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë.

6 prej mjeteve lundruese të bllokuara, janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare, duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve.  Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili, me masë administrative 100 000 lekë.

Drejtuesit e 10 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili, me masa administrative 10 000 - 20 000 lekë, për mungesë dokumentacioni", thuhet në njoftim.

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të vijojnë të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurtë dhe të qetë. 

Ndërsa, fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në bazë të ligjit.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet ta vazhdojë Sylvinho drejtimin e ekipit tonë kombëtar deri më 2026?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, mjeku Edmond Gashi mbërrin në Gjykatën e Tiranës: Unë bëj vetëm punën

Skandali te Onkologjiku, mjeku Edmond Gashi mbërrin në Gjykatën e Tiranës: Unë bëj vetëm punën