DURRËS- Pavarësisht apeli të autoriteteve që drejtuesit e mjeteve lundruese të mos kalojnë perimetrin e sigurisë, një sërë skafesh, jet ski e gomone janë bllokuar këtë sezon turistik. Një ditë më parë policia bllokoi 15 mjete lundruese në Vlorë e Ksamil, ndërsa ditën e sotme është bllokuar një Jet Ski në Spille të Durrësit.
Drejtuesi i mjetit ka qenë duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, ndërsa nuk ka qenë i pajisur as me dokumentacionin përkatës.
Për këtë arsye, Policia Kufitare ka bllokuar mjetin, si edhe ka gjobitur drejtuesin me 110 mijë lekë, 100 mijë lekë për lundrim në zonë të ndaluar dhe 10 mijë lekë për mungesë dokumentacioni.