Siguria në plazhet e Lezhës/ Drejtori i Policisë Vendore: Subjektet nuk plotësojnë elementet e sigurisë në plazhe

Siguria për pushuesit vijon të jetë problem edhe këtë sezon turistik në plazhet e Shëngjinit dhe Talës në Lezhë. Shqetësimi është ngritur nga Drejtori i Policisë Vendore Ferdinand Mara, sipas të cilit disa prej subjekteve që shfrytëzojnë plazhet nuk i kanë plotësuar elementet e sigurisë të përcaktuara me ligj.

"Të gjithë subjektet që kanë një plazh të caktuar duhet të plotësojnë kushtet mbi rrethimin e detit, vendosjen e kullave, vendosjen e personave të posaçëm, por edhe masave të tjera që duhen brënda sezonit turistik", shprehet Ferdinand Deda.

Nën Kryetari i Bashkisë Lezhë Enver Hafizi ka paralajmeruar sanksione ndaj subjekteve që nuk kanë plotësuar kriteret e përcaktuara në kontraten që kanë lidhur me bashkinë.

"Duhet të kemi parasysh se vija bregdetare është shumë e gjatë duhet të mbulohet me më tepër kulla. Ne jemi në diskutim me operatorët dhe duhet t’i vendosin kullat dhe njerëzit e posaçëm brenda kësaj të mërkure", thotë Enver Hafizi.

Kjo problematike u diskutua gjatë takimit të organizuar nga prefekti me aktoret lokal për mbarvajtjen e sezonit turistik. Ndërkohë që nga nisja e sezonit e deri më tani kanë në plazhet e Lezhës kanë humbur jeten dy pushues.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar