TIRANË- "Mos i jep qoftë edhe një ditë të vetme leje sigurisë ", ishte shprehja që fitoi konkursin mbi sloganin më të bukur për sigurinë në punë, të organizuar nga "Antea Cement" dhe Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
Kjo shprehje që mban firmën e Enkel Gilaj, një punonjës 30-vjeçar i "Antea Cement" ka tërhequr vëmendjen edhe të Ministrit të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj, që mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga "Antea Cement" me rastin 1 000 ditëve pa aksident, ku dhe u shpërndanë çmimet për sloganin më të bukur për sigurinë në punë.
Gjate aktivitetit ku ishte i pranishem edhe Ministri Veliaj
Ministri Veliaj duke falënderuar 30-vjeçarin Gilaj për shprehjen e goditur të tij, theksoi se siguria në punë është një element thelbësor në përditshmërinë e çdo personi, prandaj dhe politikat në këtë drejtim nuk mungojnë. Gjatë aktivitetit foli edhe Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Dritan Ylli.
Në fund, Ministri Veliaj së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të ANTEA-s, Adamantios Frantzis shpërndanë dhe tre çmimet e para për shprehjen më të bukur, ku shkodrani Enkel Gilaj padyshim korri dhe lëvdatat më të mëdha.
Antea Cement Sh.a është krijuar në korrik 2007 dhe ka fabrikën e saj në zonën e Fushë-Krujës. "Antea Cement" është bijë e firmës greke të prodhimit të çimentos "Titan Grup", që zotëron një pjesë të mirë të tregut të çimentos në botë./ASTh/