Helmimi 12 grave të fasonerisë, Seferi: Punonjësit të denoncojnë çdo abuzim

I ftuar në studion e Report Tv, Kreu i Inspektoriatit Shtetëror të Punës, Arben Seferi, foli lidhur me sigurinë e punës në biznese, kushtet dhe kontratat, duke iu referuar ngjarjes së ndodhur 4 ditë më parë, ku u helmuan 12 punonjëse të një fasonerie në Durrës.

Seferi theksoi faktin se fasoneritë kanë probleme me kontratat e punës. Sipas tij ka pasur abuzime në kontratat dhe krijimin e kushteve të punës të papërshtatshme për punëmarrësit. Ai iu bëri thirrje që të denoncohet çdo rast shkelje e mundshme apo abuzimi në punë.

Fasoneritë kanë probleme me kontratat. Kontrata individuale kanë pasur problematikat e veta, por nuk është bërë më e mira e mundshme sepse ka  pasur dhe abuzime. Thirrja ime është që të gjithë personat të japin kurajon e tyre dhe të denoncojnë pranë Inspektoriastit të Punës çdo abuzim apo shkelje.  Në ditët në vijim presim përgjigjet e kampioneve të gjakut të QSUT, për të parë se çfarë ka ndodhur në subjektin përkatës. Kemi marrë në intervistë të gjithë të punësuarit. Po të bësh nje verifikim në fakt, shikon që kushtet e punës nuk janë të këqija, por problemi aty janë kontratat  e punës. Ne po presim rezultatin e hetimit e më  pas për të vepruar aty ku ka shkelje.

Informaliteti gri: Në rastin konkret është e pamundur që personi që merr në bordero nga banka më pak lekë nga se është shkruar në kontratë, nuk e vërtetojmë dot, por duhet të deklarojë punëmmarrësi. Punonjëset nuk duhet të kenë frikë. Ne duam të rrisim besueshmërinë tonë. Nga ana e inspektoratit ka pasur procedura abuzive, se  inspektorati mbron të drejtat e punonjësve. Siguria dhe shëndeti në punë, pjesë integrale e institucioneve përkatëse, sidomos tek fasoneria e këpucëve, ku ka shume kimikate. Aty punëdhënësi duhet të krijojë kushtet e punës, si ajrim, aspirim të ambientit. Qëllimi ynë është të ndërgjegjësojmë dhe mos të abuzohet me kushtet e punës. Neve u lenë kohën e duhur biznesit për të marrë masa për kushtet e punës. Numri i inspektorëve të punës është i limituar, gjithsej 98 inspektorë në të gjithë vendin. Biznesin e shohim si partner, por në momentin që gjejmë shkelje, ka gjobitje.  

Kreu i Inspektoriatit Shtetëror të Punës, Arben Seferi

Sa të ndërgjegjësuar janë punëdhënësit?
Kemi shumë ndërmarrje serioze që ofrojne kushte për të punësuarit, por ka dhe biznese që kanëv probleme te kjo pjesë.

Kur mund të kemi një informacion për rezultatet?
Unë nuk e di se kur dalin rezultatet, me të dalë këto pastaj do dalë një raport i plotë se ca ka ndodhur konkretisht. Serioziteti që kanë inspetoriatet për problemet e ngritura, është efiçent. 

Denoncimet janë anonime?
Jo, denoncimet janë me emër, nuk ka frikë, ne nuk ekspozojmë tek biznesi, thjesht kontrollojmë për kushtet ose problematikën e ngritur nga denoncuesi. E më pas veprojmë sipas rregullores nëse vërejmë që ka shkelje.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj