Siguria për Izraelin, Mavraj: Nuk
duhet t’i hedhim poshtë tifozët

Siguria për Izraelin, Mavraj: Nuk<br />duhet t’i hedhim poshtë tifozët
Pas humbjes së Shqipërisë me Izraelin, në ‘’Elbasan Arena’’, futbollisti i kombëtares, Mërgim Marvraj ka reaguar përmes një statusi në Facebook, ku duket se nuk i kanë pëlqyer aspak masat e marra të sigurisë për skuadrën e Izraelit.

Mavraj ka shkruar''nuk duhet t’i hedhim asnjëherë poshtë njerëzit tanë, tifozët tanë, gjakun tonë vetëm se siguria e tjetrit është në rrezik’’.
 
Statusi i plotë i Mërgim Mavraj në Facebook: 

Sa e sa marrëzi, sa e sa poshtërsi janë bërë në dëm të së gjorës Shqipëri! Por a duhet thënë STOP? A duhet të abuzojnë të tjerët me mikpritjen tonë?
Një vend nuk e bën të madh numri i banorëve, por karakteri, zemra, dëshira e krenaria e atij popullit!
Ne kemi tradita, e këtë e tregon qartë historia e kombit tonë! Ne nuk duhet ti hedhim asnjëherë poshtë njerëzit tanë, tifozët tanë, gjakun tonë vetëm se "siguria" e tjetrit është në "rrezik"!
A kishte rrezik më të madhe ndaj nesh në Serbi?! A kishte poshtërim më të madh se përçarja e frika që futën tek tifozët tanë dy ditë më parë kundërshtarët?! Nuk besoj se ka ndonjë qe mendon se shkaktar i atij "boshlliku" që u krijua në stadium ishte shiu, por paniku i hapur kot së koti.
Futbolli duhet të japë mesazh paqeje, e jo të krijojë panik, stres e përçarje. Unë nuk e ndjej veten aspak mirë kur krijohen situata të tilla! Tifozët tanë e duan këtë vend, e duan këtë kombëtare e ndaj duhet ta shijojnë siç duhet, të paktën në shtëpinë e tyre! Tjerët, le ta "gjejnë" të keqen diku tjetër, jo tek Shqiptarët!

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve