Plot 560 efektivë të Policisë së Shtetit janë vënë sot në gatishmëri për provimin e Maturës Shtetërore. Drejtori i Rendit, Albert Dervishi, tha se efektivët janë vendosur në 206 shkolla të mesme në të gjithë vendin për të siguruar mbarëvajtjen e provimit të gjuhëve të huaja të maturantëve.

Janë marrë në ruajtje qendrat e kontrollit të provimeve, ku do ketë punonjës policie 24 orë që do garantojnë veprimtarinë normale të këtyre institucioneve.

Nga dita e sotme kur do të zhvillohet provimi i 206 shkolla të mesme, janë të angazhuar 560 punonjës policie e 40 automjete që asistojnë rregullin e qetësinë në ambientet e shkollës.

Të bëhet efektiv rendi e qetësia publike në shkolla  që të kemi situatë normale të procesit mësimor. Policia e Shtetit po përballon detyrat e veta në garantimin e provimeve, por nuk kemi lënë pas shkollave që vazhdojnë aktivitetin deri në përfundim të sezonit për këtë vit.

Drejtori i Rendit, Albert Dervishi