Siguria rrugore, lëndë në
gjimnaze e 9-vjeçare

Siguria rrugore, lëndë në<br />gjimnaze e 9-vjeçare
TIRANE- Siguria rrugore por edhe mësimet mbi këtë teme pritet të hyjnë si lëndë mësimore në shkollat 9-vjeçare por edhe ato të mesme. Në aktivitetin e zhvilluar te "Shkolla e Kuqe" në kryeqytet, fëmijët e klasave fillore u njohën me nocionet bazë të sigurisë rrugore ndërsa për ta, u shpërnda dhe botimi i parë mbi lëvizjen dhe sjelljen në rrugë.
"Ky është një program që vjen për herë të parë në Shqipëri dhe ne kemi menduar të fillojmë me shkollën e kuqe sin ë një nga shkollat më të mëdha në Tiranë.

Është një program që do zhvillohet jo për këtë vit por edhe për shumë vite me radhë, në të gjitha shkollat që janë në Shqipëri. Në fillim ato të kryeqytetit pastaj do shtrihemi edhe në rrethe", - u shpreh Eris Kucuku, përfaqësues i programit mbi sigurinë rrugore.
Sipas organizatoreve programi është testuar dhe në vendet evropiane ndërsa në Shqipëri po aplikohet nga klasa e parë deri në të pestën.

Broshurat do të ndahen sipas grupmoshave ku krahas mësimeve mbi sigurinë rrugore nxënësit do të marrin njohuri dhe mbi sjelljet në raste emergjencash.
Ndërkohë që edhe pak ditë më parë, bashkia e Tiranës, ndërmori një nismë tjetër, duke pajisur me elementë sigurie, rrugët që kalojnë pranë shkolave. Kjo pasi, një pjesë e madhe e tyre, e kanë daljen direkt në rrugët më me trafik të kryeqytetit, duke vënë në rrezik kështu jetën e të miturve, pais bëhet fjalë për shkolla 9-vjeçare. 
 

Shkrimi u publikua sot (05.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mjeku s'mund të kurojë të njëjtin pacient në shtet e privat, e mbështesni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik