Me iniciativë të Inspektoriatit të Përgjithshëm, inspektorë të AKU-së në Korçë, inspektuan 2 biznese në qytetin e Korçës.
Bëhet fjalë konkretisht për një stabiliment të përpunimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij, si dhe për një stabiliment të përpunimit të mishit të pulës.
Ky monitorim u mbikqyr nga afër nga një ekip i inspektorëve të Inspektoriatit të Përgjithshëm, për të parë nga afër ndjekjen e procedurave ligjore, sjelljen korrekte dhe profesionale të inspektorëve, dokumentimin e plotë dhe të rregullt të çdo hapi, si dhe verifikimin e autorizimit të inspektimit dhe dokumentacionit shoqërues përkatës.
Të gjitha gjetjet dhe vlerësimet pasqyrohen në raportin e Inspektoratit të Përgjithshëm mbi performancën e trupës inspektuese, i cili shërben për analizim, përmirësim të standardeve dhe rritje të llogaridhënies.
Njoftimi i Inspektoratit të Përgjithshëm:
Ashtu sikurse paralajmëroi ditën e martë Inspektori i Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, sot më 23.04.2026, me iniciativë të tij, inspektorët e Drejtorisë Rajonale të AKU (DRAKU Korçë) zhvilluan inspektime në dy subjekte në Korçë: një stabiliment të përpunimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij, si dhe një stabiliment të përpunimit të mishit të pulës. Këto inspektime rastësore të paralajmëruara realizohen në kuadër të transparencës me publikun dhe në zbatim të ligjit nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, ndërsa Inspektorati i Përgjithshëm ishte në terren për të mbikëqyrur procesin e inspektimit.
Gjatë mbikëqyrjes, vëmendja jonë u përqendrua te ndjekja e procedurave ligjore, sjellja korrekte dhe profesionale e inspektorëve, dokumentimi i plotë dhe i rregullt i çdo hapi, si dhe verifikimi i autorizimit të inspektimit dhe dokumentacionit shoqërues përkatës. Po ashtu, u monitorua përdorimi i mjeteve dhe pajisjeve të duhura të punës sipas standardeve, përfshirë mjetet e identifikimit zyrtar, formularët/aktet e nevojshme, pajisjet për regjistrimin dhe raportimin e të dhënave (përfshirë mjetet digjitale), si edhe pajisjet mbrojtëse kur kërkohet nga natyra e kontrollit. Të gjitha gjetjet dhe vlerësimet pasqyrohen në raportin e Inspektoratit të Përgjithshëm mbi performancën e trupës inspektuese, i cili shërben për analizim, përmirësim të standardeve dhe rritje të llogaridhënies.
Inspektorati i Përgjithshëm realizon mbikëqyrje vetëm mbi trupën inspektuese dhe mënyrën se si zhvillohet procesi i inspektimit, për të garantuar integritetin, ligjshmërinë dhe zbatimin e standardeve. Ky monitorim synon transparencë maksimale, zbatim të njëjtë të procedurave për të gjithë dhe forcim të besimit publik te procesi i inspektimit.
Komente










