TIRANE - Konsumatorët shqiptarë janë gjatë të gjithë kohës në një rrezik konstant për shkak të mungesës së sigurisë ushqimore.
Drejtori i zyrës për mbrojtjen e konsumatorit, Hasan Stafa në një intervistë për A1Report shpjegon se me rritjen e temperaturave bëhet edhe më prezent rreziku për të konsumuar ushqime jashtë standardeve të sigurisë
“Kontaktet që morëm apo në vëzhgimet ditore që pamë sot janë kushtet totalisht të papërshtatshme të një tregu informal, kryesisht të bulmetit ama dhe frutat dhe perimet të cilat vijnë të pakontrolluar dhe vijnë në një gjendje higjenosanitare në një fare mënyre të pa përshtatshme,” – thotë Stafa.
Sipas Stafës rreziku më i madh vjen nga tregjet informalë, nga pijet që tregtohen pasi kanë skaduar, bylmeti si dhe nga akulloret që bëhen me qumësht të pakontrolluar
“Pije energjike, pije freskuese të skaduara, gjetëm që kishin dy javë që kishin skaduar. Gjetëm fastfood-e dhe pika të tjera të cilat nga konstatimet vizuale tonat së paku kanë dy-tre javë pa u ndërruar vaji i tyre, duke u kthyer në rrezik për konsumtorët për sëmundje kancerogjene,” – shprehet drejtori i ZMK.
Po ashtu një tjetër problem shqetësues sipas Stafës është edhe mungesa e kontrolleve për shkak se ndodhemi në fushatë dhe bën thirrje që konsumatorët të kenë kujdes.
“Në bashkinë e Kamzës pothuajse ishte asfiksuar kontrolli i tregut. Bashkia nuk funksionon fare me atë strukturën e vet dhe pjesa e kontrollit e drejtorisë së Higjenës apo Shëndetit që mbulon zonën e Kamzës. Konsumatori të sigurohet kush është personi që e merr këtë produkt dhe kryesisht mos shkojnë të blejnë aty në zonat që janë problematike,” – thotë Stafa.
Siguria ushqimore duket se do të jetë edhe këtë vit një problem shqetësues për të gjithë konsumatorët.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO