Sigurimet gërryejnë buxhetin
gropa 680 milionë dollarë

Sigurimet gërryejnë buxhetin<br />gropa 680 milionë dollarë
BULQIZE - Deri në fillim të viteve 2000, gati gjysma e buxhetit të Shqipërisë ndahej në mënyrë të barabartë mes shpenzimeve sociale për të mbrojtur shtresat në nevojë dhe atyre për investime që nxisnin rritjen ekonomike. Më saktësisht rreth 22.5 për qind e shpenzimeve të përgjithshme të Qeverisë shkonte për skemën e pensioneve dhe po kaq si investime të shtetit në ekonomi.

Ekuilibri zgjati deri në vitin 2002 dhe më pas brenda pak viteve raporti u përmbys. Në vitin 2012, hendeku mes të dyjave arriti rekordin historik. Fatura e sigurimeve shoqërore ka cekur nivelin maksimal dhe merr aktualisht rreth 32.5% të shpenzimeve totale të Qeverisë. Për të mbuluar gropën Qeveria po merr gjithmonë e më shumë para nga fondi i investimeve, të cilat në vitin 2012 u tkurrën në vetëm 15 për qind të shpenzimeve totale të buxhetit. Investimet janë të vetmet zëra produktiv të shpenzimeve që bën qeveria.

Ato nxisin rritjen ekonomike, krijojnë punësim dhe përmirësojnë infrastrukturën. Por buxheti i tyre po gërryhet me ritme të shpejta edhe për një arsye tjetër. Shqipëria ka rezultatin më të keq në rajon për mbledhjen e të ardhurave nga kontributet, rreth 4.3 për qind të Prodhimit Kombëtar, në një kohë që shpenzon gati 9 për qind për pensionet e pleqërisë apo skemat e tjera suplementare.

E thënë në vlerë, për vitin 2013, defiçiti është 680 milionë dollarë. Për këtë arsye, edhe Banka Botërore, një institucioni qartësisht i fokusuar në mbrojtjen e shtresave më në nevojë, po kërkon me ngulm reformën e pensioneve, zvarritja e të cilës minon qëndrueshmërinë e financave publike dhe rritjen ekonomike të vendit.


(Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com)
Redaksia online

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Media: Armëpushimi në  Liban do të shpallet sonte pas orës 22:00

Media: Armëpushimi në Liban do të shpallet sonte pas orës 22:00