Të gjitha kompanitë private që nuk kanë paguar sigurimet shoqërore për punonjësit e tyre kanë afat deri në 15 shkurt, në të kundrt do të përballen me sanksione. Kështu deklaroi ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj, ndërsa qeveria do të nisë një aksion për punën në të zezë. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë të gjitha rastet e punës në të zezë në adresën e-mail [email protected].
Sa i përket borxhit të sigurimeve shoqërore të shumë institucioneve private dhe shtetërore, një faturë financiare që shkon deri në 109.5 milion dollarë, ai tha se shifra e 250 mijë shqiptarëve, të cilëve u janë rrezikuar pensionet, i referohet institucioneve shtetërore dhe atyre private.
“Ka boshllëqe një mujore, ca të tjera janë disa muaj, të tjera janë disa vite e disa institucione nuk i kanë paguar për tetë vjet gjatë qeverisë së kaluar. Pasi të bëjmë një filtrim të të gjithë materialit, dosjet do t’ia përcjellim prokurorisë dhe ky bashkëpunim shpresoj se do t’i japë frytet e veta shumë shpejt, për të treguar se ata që kanë përgjegjësi për këtë krim ekonomik duhet të dalin para ligjit”, tha Veliaj.
Ministri siguroi qytetarët se institucionet shtetërore kanë filluar t’i paguajnë prapambetjet me sigurimet shoqërore, si dhe shtoi se nga kjo javë, të gjitha kompanitë private që kanë detyrime të prapambetura do të marrin një letër ku do të ftohen për të kryer pagesat.
Rritet me 5 vjet mosha e daljes në pension për funksionarët e lartë të shtetit
Qeveria shqiptare vendos të rrisë me 5 vjet moshën e daljes në pension për funksionarët e lartë të shtetit. Sipas ministrit të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj, mosha nga 55 që ishte do të shkojë në 60 vjeç.
Veliaj tha se qeveria e ka kaluar tashmë projektligjin për shqyrtim në Kuvend dhe se rritja e moshës së daljes në pension për këtë kategori, shoqërohet me uljen me pesë vjet të moshës për minatorët. Ai tha se ky është një vendim i drejtë dhe social që qeveria mori për rreth 3800 minatorë shqiptarë.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com