Sigurimet, nga 1 korriku, rritet
mosha e daljes në pension

Sigurimet, nga 1 korriku, rritet<br />mosha e daljes në pension
Nga dita e parë e korrikut, ata që do të dalin në pension duhet të kenë plotësuar kushte të reja moshe dhe kontributesh. Kështu, për kategorinë e parë burrat do të dalin në pension në moshën 59 vjeç, ndërsa gratë në moshën 54 vjeç, me një histori kontributive prej 33 vitesh punë. Sa i takon kategorisë së dytë të të punësuarve, mosha e daljes në pension për burrat do të jetë 64 vjeç e 6 muaj, ndërsa për gratë kjo shifër është 59 vjeç e 6 muaj, me një histori kontributive prej 35 vitesh punë. Kategoria e tretë parashikon edhe kushtet maksimale deri tani, për burrat dalja në pension 65 vjeç dhe për gratë 60 vjeç, me një histori kontributive prej 35 vitesh. Sivjet, duke u bazuar tek reforma e nisur në vitin 2002, për rritjen graduale të moshës së pensionit, plotësohet afati prej 10 vjetësh për hyrjen në fuqi të rregullave të reja për daljen në pension, që e përafrojnë situatën në këtë fushë në Shqipëri me ato të vfendeve të Evropës. Më parë, në vend burrat dilnin në pension në moshën 60-vjeçare dhe gratë kur mbushnin 55 vjeç. Kategori të tjera kishin të drejtën e pensionit edhe më shpejt, si psh në rastet e ushtarakëve, arsimtarëve, etj. Në 2002-in, Kuvendi i Shqiprisë miratoi ligjin që sanksiononte rritjen çdo vit me 6 muaj të moshës së daljes në pension, për një periudhë 10-vjeçare, gjatë së cilës rritej edhe kërkesa për më shumë vite kontributesh të sigurimeve shoqërore.
FORMULA E RE
Kohët e fundit, qeveria ka përgatitur ndryshimin e skemës së pensioneve, duke pranuar botërisht se formuila aktuale ka dështuar. Sipas ministrit Bode, skema synon plotësimin e sistemit të sigurimeve shoqërore me të gjitha kolonat, me qëllim garantimin për të gjithë popullsinë të elementeve të sigurimit shoqëror të harmonizuar, por edhe duke rritur ndërgjegjësimin e individit për përfitimin në moshën e tretë. Sot skema aktuale funksionon me dy kolona: sigurim i detyrueshëm në një përqindje të caktuar të pagës dhe pensionet vullnetare. Një sistem i ri do të përfshinte sigurim të detyrueshëm që garanton një minimum përfitimi, sigurim të detyrueshëm në një subjekt të licencuar nga shteti, si dhe një sigurim vullnetar në formën e një “depozite” për ata që duan që përfitimet t’i kenë të larta kur të vijë mosha e pensionit. Deri tani, në skemën e re nuk është përmendur shprehimisht rritje moshe.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën