Sigurimet, nga 1 nëntori
policat paguhen me bankë

Sigurimet, nga 1 nëntori<br />policat paguhen me bankë
TIRANE- Polica e sigurimit të automjeteve së shpejti do të paguhet vetëm nëpërmjet sistemit bankar. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare bën me dije se që prej datës një nëntor ka filluar zbatimi i projektit “Integrimi i Regjistrit të Policave me shitjen nëpërmjet Sistemit Bankar”.

Ky projekt parashikon përfshirjen e detyrueshme të transaksionit të pagesës në policat e sigurimit, mundëson zhvillimin dhe kontrollin e tregut të sigurimeve motorike dhe jep mundësinë e krijimit të standardeve në veprimet financiare duke filluar nga lëshimi i policave të sigurimit të detyrueshëm motorik e deri në pagesën e dëmeve si rrjedhojë e tyre.

 Me fillimin e zbatimit të këtij projekti, konsumatorët do të shohin disa informacione shtesë në policën e tyre të sigurimit të detyrueshëm motorik. Përveç Kodit të Raportimit AMF, do të jetë i pranishëm dhe kodi i transaksionit bankar, të cilit i referohet polica e sigurimit. Për konsumatorët këto kode janë garancia e lëshimit të rregullt të policës së sigurimit të detyrueshëm motorik dhe i transmetimit të të dhënave të tyre në AMF.
Me këtë masë, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare rrit cilësinë e monitorimit të shoqërive të sigurimeve në drejtim të raportimit të saktë të policave të shitura, siguron mbrojtjen e konsumatorit dhe forcon tregun e sigurimeve.

(gk/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?