Sigurimet për makinat rriten me
60%, polica bëhet 9 mijë lekë
Pasi arritën në 18.000 lekë, tarifat e sigurimit të detyrueshëm të makinave zbritën në 4.5 mijë lekë, për të kapërcyer sërish në nivelin e 9 mijë lekëve. Tregu vazhdon të jetë jashtë kontrollit të autoriteteve.
TIRANE - Tarifat e sigurimit të detyrueshëm për makinat dhe mjetet e tjera motorike janë rritur sërish nga të gjitha kompanitë që operojnë në tregun e sigurimeve.
Pasi u ulën në 5.500-6.500 lekë gati dy muaj më parë, tarifat janë rritur sërish këto ditë me rreth 50-60%, duke reflektuar tendencën e paqëndrueshmërisë më të cilën po përballet kohët e fundit tregu i sigurimeve. Sipas agjentëve të sigurimit, një makinë me motor mesatar mund të sigurohet tashmë me 8.500-9.000 lekë.
Në këtë segment të tregut të sigurimeve po ndodhin prej kohësh zig-zage të pashembullta, që nuk vihen re në asnjë sektor tjetër të ekonomisë shqiptare. Brenda këtij viti, është hera e katërt që çmimet ndryshojnë.
Në ditët e para të janarit, kompanitë i ulën tarifat në nivele të ngjashme me ato që ishin deri pak javë më parë, por ndërhyrja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare bëri që çmimet të rriteshin brenda pak javësh me gati tri herë dhe të arrinin në 18.500 lekë në fund të vitit.
Por, pas një muaji kompanitë i ulën tarifat sërish në vlerat e mëparshme. Megjithë ndërhyrjet e njëpasnjëshme të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, kompanitë vazhduan të mos e respektonin primin e rrezikut apo çmimin minimal të nevojshëm për mbulimin e dëmit, që përcaktohet nga AMF.
Autoriteti Mbikëqyrës shprehet se çmime të tilla nuk mund të përballojnë pagesën e dëmeve dhe cenojnë parametrat e detyrueshëm financiarë të kompanive të sigurimeve. Edhe në rritje, edhe në ulje tarifat lëvizin në njëtën kohë dhe pothuajse në të njëjtën masë, ndonëse për këtë janë ndëshkuar edhe me gjobë nga Konkurrenca.
Në tregun shqiptar të sigurimeve, portofoli i TPL-së së brendshme zë rreth 40% të totalit, duke e bërë këtë një nga produktet kryesore të tregut, nga i cili “varen” shoqëritë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 23.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
15.7%
-
Jo
78.8%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 293
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja/ Zbardhen planet në Sky Ecc të Suel Çelës për të ekzekutuar me snajper Ardian Çapjan: Atë e kishte karamele, qëllon deri në 1 mijë metër! Pse dështoi atentati
26 Nëntor, 22:51
-
DOSJA/ 'Do e marrim si kec në tavë, mos t’i gjendet as nam e as nishan', ja si banda e Suel Çelës planifikoi vrasjen e 'Vis Korçarit'
26 Nëntor, 22:45
-
Kaq afër zgjedhjeve a ia vlen të harxhosh energji me protesta politike?
26 Nëntor, 22:44
-
SPAK e akuzon Artan Hoxhën për lidhje Suel Çelës, Muça në ‘Repolitix’: Axhendë në shërbim të klanit! Çaça: Kur bëhesh kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës
26 Nëntor, 22:38
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
Goditja e grupit të Suel Çelës, avokati në ‘Repolitix’: SkyEcc ka hapur një ‘kuti’ që s’e dimë kur do mbarojë
26 Nëntor, 22:15
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Biden: Po pranimit nga ana e Izraelit të marrëveshjes për një armëpushim në Liban
26 Nëntor, 22:02
-
Protesta e PD, rritet numri, 44 protestues të shoqëruar në polici
26 Nëntor, 21:46
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Pak orë pasi Netanyahu pranoi armëpushimin, Izraeli sulmohet me 3 raketa të lëshuara nga Libani
26 Nëntor, 21:37
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21