Sigurimet, paguhen 18
për qind më pak dëme

TIRANE - Tregu i sigurimeve, i dominuar nga sigurimet e detyrueshme, ka qenë mjaft kaotik në muajt e parë të këtij viti, me rritjen e pastaj uljen e çmimeve të TPL-së, duke e bërë të vështirë vlerësimin e ecurisë së këtij tregu, apo matjen nëse të ardhurat nga primet reflektojnë situatën reale.

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-mars 2013 arritën rreth 2 miliardë lekë, ose 11.96% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2012, raporton Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Tregu, i dominuar nga sigurimet e detyrueshme, ka qenë mjaft kaotik në muajt e parë të këtij viti, me rritjen, e pastaj uljen, e çmimeve të TPL-së, duke e bërë të vështirë vlerësimin e ecurisë së këtij tregu.

Sipas AMF-së, gjatë periudhës janar-mars 2013, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në afro 233 mijë, me rritje prej 6.36% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 50.62% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 49.38% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar-mars të vitit 2013, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve arritën në rreth 593 milionë lekë, 17.68% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2012.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (26.04.2013)

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Disa republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve, hartojnë një projektligj për blerjen e Groenlandës

Disa republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve, hartojnë një projektligj për blerjen e Groenlandës