Sigurimet, Rama: Në janar nis
aksioni, gropa 100 mln dollarë

Sigurimet, Rama: Në janar nis<br />aksioni, gropa 100 mln dollarë
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një aksion të ri në janar.  Sipas shefit te qeverisë është një gropë e madhe me sigurimet shoqërore dhe birxhet i kalojnë 100 milionë dollarë. Në konferencën e fund vitit Rama tha se ky operacion do të nis me bërjen publike të një situatë të jashtëzakonshme.

“Janari do të filloj me një lajm shqetësues lidhur me sigurimet shoqërore. Ka një gropë të madhe borxhesh dhe aty, të pakuptueshme dhe jo të justifikueshme. Borxhe që kapërcejnë 100 milionë dollarë. Borxhe ndaj sistemit të pensioneve, për gjithë të punësuarit që kanë paguar siguracionet po paratë kanë ikur në drejtim të paditur. Kush ka borxhe duhet të vrapojë ë t’i shlyejë një më një, sidomos në institucionet buxhetore dhe jo buxhetore, që nuk kanë garantuar pensionet e punonjësve të tyre. Këto janë arsyet pse operacionet  tona duhet ta vazhdojnë. Kanceri nuk luftohet me kozmetike por me terapi intensive”, deklaroi Rama.  
 
Shefi i qeverisë foli dhe për një marrëveshje për pensionet me Italinë. Rama tha se do të behet për të mos ikur kot asnjë pikë djerse e çdo shqiptari. Ai tha se do të ofrohet një punë dhe për ata që janë me ndihmë ekonomike dhe nëse nuk e pranojnë ata do të hiqen nga lista e personave që marrin ndihmë ekonomike.

“Dje kemi marrë një lajm të jashtëzakonshëm nga kryeministri Italian, i cili është angazhuar për të hapur negociatat e pensioneve. Për herë të parë po ndodhin këto gjëra, Italia do të hapi negociatat. Është shumë e vështirë por do ta bëjmë, që asnjë pikë djerse të mos iki kot. Ka filluar negociatat dhe po ecin me Gjermaninë dhe Austrinë. Jam shumë krenar që kemi bërë një reformë të rëndësishme me pensionet.  Reformë e kërkuar më shumë se 10 vite nga institucionet financiare. Kemi hequr 20 mijë abuzues nga skema e pensioneve. Nëse të ofrohet një punë dhe nuk e merr, hiqesh nga ndihma ekonomike. Nuk duam t’i shohim këta njerëz si të paaftë, duke iu ofruar punësim real. Ndihma ekonomike jepet për familjet në nevojë”, deklaroi Rama.  


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Vula e PD-së dhe mundësia anti-korrupsion e partive të reja!

Vula e PD-së dhe mundësia anti-korrupsion e partive të reja!