TIRANE - Kompanitë e sigurimeve e rritën me rreth 3.9% xhiron për muajin prill, por paguajnë 21 për qind më pak dëme. Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë një ecuri më të mirë në tregun e sigurimit të jetës, që është rritur me 12.55%, ndërsa primet në kategoritë e sigurimit të jo-jetës janë rritur me 2.4%. Në tregun e jetës, pjesën kryesore vazhdon ta zërë produkti i sigurimit të jetës së debitorit, që njohu një rritje prej afro 38% për katër muajt e parë të këtij viti.
Në sigurimet e detyrueshme motorrike, sigurimi i brendshëm u rrit me rreth 3%, ndërsa kartoni jeshil me afërsisht 13%. Ndër sigurimet vullnetare, sigurimi i shëndetit është ndër produktet me ecurinë më pozitive edhe për vitin 2013. Për katërmujorin, të ardhurat nga ky produkt u rritën me 36%.
Ndërkaq për këtë vit shoqëritë e sigurimeve po paguajnë ndjeshëm më pak dëme krahasuar me vitin e kaluar, pagesa që, sipas të dhënave të AMF, kanë rënë me 21% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Nga ana tjetër, numri i dëmeve të raportuara është rritur. Raporti mes dëmeve dhe primeve ka rënë sërish këtë vit në rreth 30%, nga 40% që ishte për të njëjtën periudhë të vitit 2012. Gjatë periudhës janar-prill të vitit 2013, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 844 milionë lekë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 26.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com