Sigurimet shëndetësore, Rrushi:
Ligji do 3 vjet të implementohet

Sigurimet shëndetësore, Rrushi:<br />Ligji do 3 vjet të implementohet
TIRANE - Ligji i ri i sigurimeve shëndetësore që sipas drejtoreshës së ISKSH Elvana Hana ka hyrë në fuqi në 24 mars, do një afat tre vjeçar për tu implementuar. Hana në një deklaratë për media dje deklaroi se “Që nga sot kush ka një librezë shëndetësore, do të perfitojë shërbime pa pagesë në spitale.

Skema e sigurimeve shëndetesore, përmes ligjit të ri, garanton mbulim universal të popullatës. Përvec personave ekonomikisht aktivë që sigurohen, sigurimi i detyrueshëm shëndetësor mbulon gjithashtu kategoritë në nevojë, si pensionistet, invalidët, veteranët, personat që përfitojnë ndihmë ekonomike, të papunët; gratë shtatzëna, shtetasit e huaj azilkërkues në Republikën e Shqipërisë; fëmijët nën moshën 18 vjeç; nxënësit e studentët nën moshën 25 vjeç, si dhe kategori personash që përcaktohen me ligje të veçanta” tha Hana

 Ndërsa drejtori i QSUT Edmond Rrushi në një prononcim për “Shqiptarja.com”, në lidhje me zbatimin e këtij ligji në QSUT është shprehur “Ligji i ri ka një afat tre vjeçar për tu implementuar. Do të hartohen aktet nënligjore përkatëse të cilat janë kompetencë e ISKSH dhe e Ministrisë së Shëndetësisë” është shprehur Rrushi.

Ndërsa sipas deputetes së Partisë Socialise Klodiana Spahiu, skema e sigurimeve ka dështuar “Vetëm pak ditë më parë hyri në fuqi Ligji për Sigurimin e detyrueshëm të Kujdesit Shendetësor, të cilin kryeministri po e propagandon si një arritje të madhe, si një ligj që do ta ngrejë si me urdhërin e peshkut sistemin tonë shëndetësor në nivelin e vendeve më të zhvilluara të Bashkimit Europian.

Arsyeja për këtë është e thjeshtë: skema e sigurimeve shëndetësore ka dështuar qoftë në aspektin financiar, qoftë në garantimin e kujdesit shëndetësor për qytetarët. E vërteta është se pas 18 vitesh të funksionimit të kësaj skeme, vetëm 16 % e shqiptarëve kontribuojnë në të”, ka deklaruar Spahiu.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.03.2013

Redaksi Online
(b.m.shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi