Sigurimet shoqërore, Beqaj: Skema
nuk është efikase, duhet ndryshua

Sigurimet shoqërore, Beqaj: Skema<br />nuk është efikase, duhet ndryshua
TIRANE - “Skema e sigurimeve shoqërore nuk është efikase dhe kërkon zgjidhje” Deklarata është bërë nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj në takimin e organizuar për prezantimin e raportit përfundimtar të gjetjeve të Studimit Kërkimor “Monitorimi i shërbimit të kujdesit shëndetësor parësor në Shqipëri”.

Në takim ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu. Në fjalën e tij Ministri Beqaj foli për efikasitetin e sigurimeve duke theksuar se pas 20 vitesh kjo skemë e sigurimeve kërkon një zgjidhje.

“Pas 20 vitesh që po zbatohet ky lloj sistemi, praktikisht gjysma e popullsisë në moshë punë është e pasiguruar dhe për pasojë nuk përfiton nga sistemi i sigurimit shëndetësor. Por edhe ata që kanë sigurimet praktikisht përfitojnë shumë pak prej tyre, pasi kemi një sistem burokratik. Pjesa e sigurimeve shëndetësore është e rëndësishme për ne që qeverisim. Ne jemi angazhuar që brenda këtij programi të kalojmë në mbulimin universal nëpërmjet taksimit të përgjithshëm. Pra, çdo njeri që jeton dhe është rezident në Shqipëri dhe paguan taksa konsumi do të përfitojë të njëjtin kujdes shëndetësor pa pagesë”.  nënvizoi ai.

Nga ana e tjetër Beqaj, u ndal edhe tek kujdesi shëndetësor parësor ku nënvizoi se është i rëndësishëm një reformim i këtij sistemi. 

“Unë besoj se ajo që kemi sot është një dokument i vyer sepse së pari është realizuar në mënyrë profesionale dhe krejt të paanshme. Së dyti, sepse na vjen në ndihmë në një kohë shumë të përshtatshme. Sistemi shëndetësor parësor do të duhet të reformohet dhe t’i përshtatet reformës së re territoriale, e cila do të fillojë të zbatohet në zgjedhjet e qershorit të pushtetit vendor”, u shpreh Beqaj.

Ndërkohë Ambasadori Lu theksoi rolin jetik që luajnë organizatat e shoqërisë civile në monitorimin e punës së qeverisë, dhe rëndësinë që ka informacioni dhe analiza për qytetarët shqiptarë, që të kërkojnë shërbimet e duhura nga qeveria e tyre.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin