Sigurimet shoqërore, buxhetorët do t'i paguajnë bashkë me rrogën...në ditët e para të muajit

TIRANE - Institucionet buxhetore nuk do të paguajnë më kontributet e punonjësve të tyre më datë 20 të muajit pasardhës, sipas rregullit që është aktualisht në fuqi, por bashkë me pagat. Në një sqarim të publikuar sot, ministria e Financave dhe Ekonomisë ka bërë të ditur se është duke përgatitur një Udhëzim të ri për Buxhetin. Duke bërë një ndryshim në rregullat aktuale për kontributet, është vendosur që pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore të institucioneve buxhetore do të kryhen njëkohesisht me pagesën e borderosë, dhe jo pas 20 ditëve.

Ministria sqaron se ky rregull do të fillojë të zbatohet menjëherë, pra nga 1 nëntori, kur fillojnë të paguhen pagat e punonjësve të administratës buxhetore për tetorin.

Ministria deklaron se, prej shumë kohësh, janë krijuar detyrimeve të prapambetura të kontributeve shoqërore nga subjekte juridike dhe institucione buxhetore dhe jobuxhetore. Por ajo siguron qytetarët se ka ndërmarrë masat e nevojshme, brenda hapësirave që lejon ligji, që të bëjë të mundur amortizimin, deri në eliminim, të të gjitha detyrimeve të prapambetura. ”Çështje të kësaj natyre nuk cenojnë në asnjë formë ecurinë e buxhetit të shtetit dhe qëndrueshmërinë e indikatorëve bazë të ekonomisë”, theksojnë Financat.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë