Sigurimi i automjeteve, ulet
sërish tarifa vjetore e TPL-së
Tarifa e sigurimit të detyrueshëm, TPL, për automjetet është rikthyer ditën e djeshme në nivelin e mëparshëm, që ishte rreth 16,500 lekë.
TIRANE- Tarifa e sigurimit të detyrueshëm, TPL, për automjetet është rikthyer ditën e djeshme në nivelin e mëparshëm, që ishte rreth 16,500 lekë.
Pak ditë më parë, shoqeria publike e sigurimeve, INSIG, rriti tarifën e TPL-së në rreth 22,000 lekë. Kjo bëri që të gjitha shoqëritë e sigurimit të ndiqnin një trend rritje çmimesh, për sa i përket kësaj tarife të detyrueshme sigurimi për automjetet.
Vendimi për të rritur tarifën TPL të INSIG-ut, u mor në mënyrë të papritur, duke mos marrë parasysh asnjë studim apo analizë të tregut, nga drejtori i kësaj kompanie, Tomorr Kalaja. Për më tepër ai e mori këtë vendim pa u konsultuar me Bordin Mbikëqyrës të INSIG-ut, gjë që solli edhe shkarkimin e tij të menjëheshëm.
Tarifa e TPLDy ditë më parë Bordi i Mbikëqyrjes së INSIG-ut deklaroi se tarifa e TPL-së do të rikthehej në nivelet e mëparshme. Kjo u zyrtarizua ditën e djeshme dhe si rrjedhojë kjo tarifë tashmë është 15,000 lekë deri në 16,000 lekë, në varësi të fuqisë motorrike të automjetit. Ulja e kësaj tarife vjen një ditë pas urdhrit të Ministrisë së Finacave për të sharkuar drejtorin e përgjithshëm të INSIG-ut, Tomorr Kalaja. Ndërkaq, kjo tarifë do të jetë e përkohshme. Burime nga INSIG-u kanë bërë të ditur se tarifa e TPL-së do të rritet. Kjo rritje do të bazohet në një studim të tregut dhe pritet që të mos jetë në nivelet e vendosur nga drejtori Kalaja.
Shoqata e SiguruesveRritja e tarifave të TPL-vë është argumentuar nga Shoqata e Siguruesve, duke u bazuar në rritjen e numrit të aksidenteve rrugore, si edhe rritjen e numrit të automjeteve në qarkullim. Nga ana tjetër ajo që vlen të theksohet në rritjen e tarifave të TPL-ve është fakti se kjo rritje erdhi në të njëjtin kohë, si nga kompania publike e sigurimeve INSIG, ashtu edhe nga ato private.
Shkrimi u publikua sot (16.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.4%
-
Deri diku
5.8%
Vota total: 2309
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moti i keq/ Shi dhe reshje bore, policia thirrjeve drejtueseve të mjeteve: Kujdes në qarkullim! Firmat kontraktore po punojnë për pastrimin e rrugëve
29 Nëntor, 16:07
-
Shefi i spiunazhit të Britanisë: Rusia po kryen fushatë sabotuese në Europë
29 Nëntor, 16:02
-
Real Madridin e ndjek tersi, pas humbjes me Liverpool i përplaset edhe autobusi (VIDEO)
29 Nëntor, 15:59
-
Moti i keq/ Reshje shiu në mbarë vendin, në zonat malore borë! Gurë e inerte në rrugë, ARRSH: Kujdes në qarkullim
29 Nëntor, 15:56
-
Libri, fakte të reja në “Të rënët e Luftës së Dytë Botërore”. 28 mijë dëshmorë? Studimi me shifra të reja. Rama: Historinë e shkruan fitimtarët! Nika: Koha që historia të shkruhet pa emocione e censurë
29 Nëntor, 15:30
-
Hyn në fuqi vendimi! Bonusi i fundvitit tërhiqet nga java e dytë e dhjetorit deri në fund të qershorit 2025! Më pas 'digjet'
29 Nëntor, 15:28
-
Superliga/ Java e 15-të nis me surpriza, Bylis mposht 1-0 Vllazninë në Ballsh! Të diel spikat derbi Tirana - Partizani
29 Nëntor, 15:23
-
Kuvendi një ditë pa "zhurmë" e molotovë! Fëmijë e të huaj në karriget e ligjvënësve: Mos harroni nga vini!
29 Nëntor, 15:13
-
U arrestua në Rinas, FOTO e turkut të dyshuar si kreu i trafikut të heroinës nga Irani në Europë
29 Nëntor, 14:56
-
KKT miraton lejen për ndërtimin kullave të reja në Tiranë, mes tyre 'Lift Tower' ku do vendoset Kadastra
29 Nëntor, 14:50
-
Keni flokë të yndyrshëm edhe pas larjes? Ky është gabimi që po bëni
29 Nëntor, 14:46
-
VIDEO/ Robert Lewandowski imiton shkëlqyeshëm Pep Guardiolën
29 Nëntor, 14:41