Sigurimi i detyrueshëm motorik
primet rriten me 62.4 %

TIRANE - Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-maj 2014 arritën rreth 2,334 milionë lekë, ose rreth 62.44% më shumë se periudha janar-maj 2013.
Sipas statistikave zyrtare të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-maj 2014, pati një rritje prej 74.11% të volumit të primeve të shkruara bruto, ndërsa numri i kontratave pati një ulje prej 7.15% krahasuar me periudhën janar-maj 2013.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar-maj 2014 pati një rritje prej 23.97% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një ulje e numrit të kontratave prej 1.36% krahasuar me periudhën janar-maj 2013.

Produkti Karton Jeshil, në periudhën janar-maj 2014 pati një rritje me 33.97% të volumit të primeve të shkruara bruto, krahasuar me periudhën janar-maj 2013. Ndërsa numri i kontratave u ul me 11.39%.  "ATSH"

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Shisnin drogë në lokale nate dhe në lagjet e Shijakut, arrestohet 20 vjeçari! Shpallet në kërkim 26-vjeçari (EMRAT)

Shisnin drogë në lokale nate dhe në lagjet e Shijakut, arrestohet 20 vjeçari! Shpallet në kërkim 26-vjeçari (EMRAT)